Zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu, ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.Ajo i ka shprehur ngushëllime familjes së shoferit që ndërroi jetë, teksa i uron shërim të shpejtë të lënduarve.
“Tronditës lajmi për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë – Durrës.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës për këtë humbje të madhe.
Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë????, me shpresën që ta kalojnë sa më parë këtë sfidë të vështirë dhe të rikthehen shëndoshë e mirë pranë më të dashurve të tyre”, shkruan Koçiu.
Lini një Përgjigje