Pelikanët pushtojnë një universitet?

30 Qershor 2026, 19:40Blog TEMA
Pelikanët pushtojnë një universitet?

Nga Fatos Çoçoli

Dje, më 29 qershor 2026, ndodhi diçka e rëndë. Protestuesit rinorë paqësorë përdhosën një tempull publik të dijes, Universitetin Publik Politeknik të Tiranës. Po pse e kaluan “Rubikonin” protestuesit?

Çdo protestë demokratike e ndërton legjitimitetin e saj mbi një parim të thjeshtë: kërkon respektimin e ligjit, duke e respektuar vetë ligjin. Pikërisht për këtë arsye, episodi i 29 qershorit 2026, kur një grup protestuesish hyri në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, për të vendosur një pankartë me mbishkrimin "Ju erdhi fundi", është i rëndë.

Revolucioni i flamengove dhe universiteti

Në rast se protestuesit flasin për revolucion, duhet ta mbajnë atë paqësor. Hyrja në Universitetin publik Politeknik të Tiranës u krye pa autorizimin e autoriteteve të universitetit dhe jashtë rregullave të institucionit. Protesta kaloi një kufi të rëndësishëm. Revolucioni i pelikanëve (apo flamengove) sapo hyri me forcë në një universitet.


Gjëja e rëndë nuk është pse pankarta përmbante një mesazh politik. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  dhe në rrugët kryesore të Tiranës, protestuesit kanë një muaj që hedhin mesazhe politike. Veprimi është i rëndë, pasi u përdor një institucion publik, një universitet publik, si skenë e një aksioni protestues, pa pëlqimin e tij. Dhe sot u tentua të përdorej Kuvendi i Shqipërisë.

Protestuesi me flakadanin e zi në shkallët e Universitetit publik Politeknik të Tiranës, një video që bër xhiron në botë, i ka bërë më shumë dem ekonomisë së vendit të vet me atë flakadan, sa nuk i bënë 30 ditë protesta paqësore.

Universiteti nuk është një ndërtesë e zakonshme publike. Ai është simbol i dijes, autonomisë akademike dhe mendimit të lirë. Pikërisht për këtë arsye, çdo ndërhyrje në funksionimin ose përdorimin e hapësirave të tij  është e rëndë.

Po i largon më shumë apo po i tërheq tani protesta qytetarët?

Një protestë fiton mbështetje kur bind qytetarët me argumente, qytetari dhe respekt për institucionet. Ajo e humbet një pjesë të këtij autoriteti moral, kur krijon përshtypjen se mund të vendosë rregullat e veta brenda institucioneve publike.

Historia tregon se shumë lëvizje qytetare kanë humbur mbështetje, jo për shkak të kauzës së tyre, por sepse kanë kaluar nga protesta simbolike, në veprime që një pjesë e opinionit publik i ka perceptuar si kalim të Rubikonit, si tejkalim të kufijve të pranueshëm shoqërorë.

Kalimi i lumit të ndaluar, Rubikonit, nuk është domosdoshmërisht një akt dhune. Ndonjëherë ai është momenti kur një lëvizje fillon të mendojë se qëllimi i saj e justifikon çdo mënyrë veprimi. Në demokraci, ky është një moment i rrezikshëm, sepse parimi i shtetit të së drejtës kërkon që edhe protesta më e drejtë, të respektojë kufijtë ligjorë dhe institucionalë.

Nëse universitetet shndërrohen në arena të veprimeve politike pa respektuar autonominë e tyre, nesër i njëjti standard mund të përdoret ndaj çdo institucioni tjetër publik. Kjo do të dobësonte vetë kulturën demokratike që protestuesit mund të synojnë të forcojnë.

Kjo nuk do të thotë se universitetet duhet të jenë të izoluara nga debati publik. Por ekziston një dallim si dita me natën, mes debatit akademik dhe përdorimit të ambienteve universitare për aksione simbolike, pa respektuar procedurat e institucionit.

Forca e një proteste nuk matet nga aftësia për të hyrë në një ndërtesë publike apo për të vendosur pankarta në fasadat e saj. Ajo matet nga aftësia për të fituar besimin e qytetarëve, për të ruajtur epërsinë morale dhe për të treguar se ndryshimi mund të kërkohet, pa cenuar institucionet që i përkasin të gjithë shoqërisë.

Ky episod është sinjal shumë shqetësues. Urojmë që nga vapa, lodhja 31 ditore dhe padurimi, protesta të mos ketë hyrë në një fazë të re, ku ekziston rreziku i tejkalimit të kufijve që ndajnë protestën paqësore, nga cënimi i autonomisë institucionale. Po u tejkalua ky kufi, protesta zbeh fuqinë e saj dhe nuk ka eurodeputet i së majtës në Tiranë, që mund ta riforcojë.

3 Komente

  1. O
    Odisea

    Ato robt ku ti kesh ti dhe ai bq rektor!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sot

      O cocol bythq. Jane te rinj qe protestojne. Nuk jane mbetje si ty. Te pakten ne pleqeri tregoni pak dinjitet mor ju q rrobt

      Përgjigjjuni
      1. N
        Napoleon

        PO KUSH KA HYRE ATY DUHET TE PERGJIGJET PARA POLICISE DHE PROKURORISE ,QE NUK I DEGJOHET ZERI NGA FRIKA E ZENIT

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje