Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit

30 Qershor 2026, 20:23Kronika TEMA
Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë/ Pasagjerja

Një nga të mbijetuarat e aksidentit të rëndë të ndodhur në hyrje të Tiranës ka rrëfyer momentet e panikut që përjetoi brenda autobusit, duke thënë se kishte vënë re sjellje të pazakonta të shoferit pak çaste para se mjeti të përmbysej.

Debora, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara dhe ndodhej në Shqipëri për pushime, tha se ishte nisur drejt Tiranës, pasi të nesërmen do të kthehej në SHBA.

Sipas saj, gjatë udhëtimit kishte vënë re se shoferi nuk dukej në gjendje të mirë.

“Rrugës pashë shoferin që bënte lëvizje, rrotullohej, nuk ishte mirë. Po shkruaja në telefon kur autobusi u përmbys,” tregoi e mbijetuara.

Ajo tha se pasagjerët e ulur në anën e majtë të autobusit pësuan dëmtimet më të rënda.

“Ata që ishin ulur në anën e majtë të mjetit morën dëmtime shumë të rënda. Shoferin e pashë që vdiq. Dëmtime të rënda mori edhe djali i ulur pas tij dhe një vajzë. Unë isha ulur në anën e djathtë dhe nuk u lëndova,” rrëfeu Debora.

2 Komente

  1. S
    Sass

    Keta shofera bandit qe vetem duan te marrin jete njerezish,,…… SAIMIR TAHIRI beri policine e shtetit dhe tha ne parlament dhe te behet ligj aksedentet rrugore te shpallen vrasje me dashje………qe kur ka ikur SAIMIR TAHIRI Policia ka rene

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni M.

      Eshte rruga me trafikuar ne Shqiperine tone... Tirana dhe Durrsi bashke... kane gjymen e popullsie ne Shqiperi... dhe gjithashtu ekonomine e vendit... si rrjedhoje.. duhet nje patrulle policie me makine te fuqishme( macine normale me police veshur civil) duke bere xhiron Dr.. Tr vajtje ardhje per te ndaluar kundravajtesit e kodit rrugore... kam degjuar qe ne gjermani bejne nje gje te tille.. pse jo dhe ne Shqiperine tone??

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje