Denaj: Protesta duhet të qëndrojë paqësore, palët të ulen për të arritur një objektiv të caktuar. S’e kemi luksin të humbim asnjë ditë drejt BE

30 Qershor 2026, 21:25Politika TEMA
Denaj: Protesta duhet të qëndrojë paqësore, palët

Deputetja e PS, Anila Denaj, ka komentuar protestën duke thënë se ajo ka elementë pozitivë pasi rrit llogaridhënien dhe shton kërkesat ndaj institucioneve dhe aktorëve të ndryshëm, por theksoi se ajo duhet të ketë elementë konkretë në mënyrë që të lind një dialog mes protestuesve dhe përfaqësuesve përkatës për arritjen e një zgjidhje.

Në emisionin “Trialog” në RTSH, Denaj tha se rastet kur shfaqen elementë kërcënues apo dhune ai i sotmi, ku janë raportuar edhe efektivë të lënduar, nuk janë dinjitoze për protestën e një vendi që aspiron të integrohet në BE si dhe që është në sezonin turistik.

Denaj u shpreh se është e rëndësishme të kuptohet qartë objektivi i protestës, duke theksuar se qëllimi nuk mund të arrihet përmes përshkallëzimit, por përmes dialogut dhe argumentit me përfaqësuesit përkatës.

“Protesta mori shkak nga incidenti i mëparshëm në Zvërnec, tërheqjen zvarrë të një protestuesi, ku më pas thirrjet për më shumë transparencë dhe ruajtjen e mjedisit janë legjitime. Kjo protestë ka elementë pozitivë, shton llogaridhënien dhe shton kërkesën ndaj të gjithë aktorëve dhe mbi të gjitha është paqësore. Nëse kjo frymë ruhet, kjo është shumë e mirë. Por nëse elementët janë kërcënues dhe ka kërcënime verbale si ato të sotmet, ku kishte edhe policë të dëmtuar, ka elementë që duhet të kuptojmë se ka nevojë që të tërhiqet e gjithë vëmendja te qetësia dhe komunikimi, dhe palët të komunikojnë mes tyre përmes institucioneve.

Deri tani janë 31 ditë dhe e rëndësishme është se çfarë objektivi duhet të arrijmë. Objektivi nuk mund të arrihet me përshkallëzim të protestës, por me argumente, të bëhet një palë dhe të ulen të diskutohet me përfaqësuesit për të arritur një objektiv të caktuar. Është për t’u vlerësuar protesta paqësore, por protestës i mungon qasja ndaj lidershipit të saj. Nuk është më thjesht për mjedisin, pasi ka elementë të theksuar politikë, kërkesat mund të adresohen për zgjidhje”, tha ajo.

Ajo vlerësoi protestën paqësore, por shtoi se asaj i mungon një qasje më e qartë lidershipi, ndërsa theksoi se çështjet e ngritura nuk lidhen vetëm me mjedisin, por kanë edhe elementë politikë që mund të adresohen për zgjidhje.

Sipas Denajt, gjuha linçuese nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve dhe është e nevojshme që protestuesit të kenë objektiva më të qarta.

“Gjuha linçuese nuk është element që jep zgjidhje. Kjo protestë duhet të ketë disa objektiva të qartë për t’u zgjidhur. Për asnjërin nga ne si qytetarë, për bizneset apo sezonin turistik nuk shërben dhuna. A ka elementë që duhen adresuar siç duhet, qoftë edhe ata politikë? A do të vijojë protesta që të vijojë të jetë paqësore?

Protesta para Kuvendit nuk është një protestë që përfaqësohet denjësisht. A është kjo që duan të gjithë protestuesit? Ne vetëm një vit më parë ishim në zgjedhje dhe të gjithë kishin mundësinë për të votuar. Ne nuk kemi luksin të humbim asnjë ditë drejt punës për integrimin në BE. Duhet që të ruhet qetësia dhe një pjesë e qetësisë të shkojë të vijojë dialogun dhe më shumë llogaridhënie dhe transparencë, por në mënyrë paqësore dhe me elementë të rëndësishëm”, tha Denaj.

4 Komente

  1. E
    E keni shkruar fundin tuaj!

    Cfare thote, kjo sorre, qe te vazhdojne shkaterrimin e ketij vendi, dhe te qendrojne te paguar mire ne ato karrige korrupsioni, paaftesie, per ta shkretuar dhe me shume kete vend.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qatipi

      Ti moj Buçe moj Plerë moj Jashtëqitje do varesh te sheshi Skënderbej me kokë poshtë bashkë me atë tjetrën. Yyyyy rracë muti të qifsha ça të mban pragu i shtëpisë

      Përgjigjjuni
      1. L
        Leta

        Anila Denaj, pu pu pu pu, çar fytyre. Vetëm ti nuk do shpëtosh, ti do tërhiqesh zvarrë. Mostër. Shko në SPAK dhe jep llogari për miliardat që ke falur.

        Përgjigjjuni
        1. s
          spartak

          Një pyetje edhe e kam pë ju zonja Denaj. 31 ditë protesta të rinisë e mbarë popullit nuk të bëjnë përshtypje, nuk i beson fare , apo je e detyruar Edhe ti me kto prralla vazhdon. Jo BE, jo po turizmi. Leni këto.Trego xhepat me veting, por jo me këtë ligj e lloj vetingu por vetëm me 1 Nen : Deklaroj ndën përgjegjësinë time penale, se mbi atë që kam deklaruar e firmosur në DEKLARATEN e Pasurisë time, nëse më gjindet dhe, vërtetohet edhe 1 lek më tepër, e gjithë pasuria ime të më sekuestrohet deri në Zero " Këtë bëj. Ta mban. Filloje ti, se ke vite e vite në poste zyrtare të niveleve të larta. Lexoje dhe po qe jepe përgjigjen këtu. Publikoje Deklaratën e pasurisë dhe argumentimin e saj, që ta shikojë populli. Po deshe çoje dhe në organin përkatës e po deshe dhe në S'KAP. Një pyetje edhe e kam pë ju zonja Denaj. 31 ditë protesta kundër pushteteve të krimit, hajnisë e tradhëtisë kombëtare të rinisë e mbarë popullit nuk të bëjnë përshtypje, nuk i beson fare , apo je e detyruar . Jeni për tu mëshiruar.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje