Zjarr në një fabrikë të përpunimit të drurit në Elbasan, flakët izolohen nga zjarrfikësit

30 Qershor 2026, 21:55Kronika TEMA
Zjarr në një fabrikë të përpunimit të drurit

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në ambientet e jashtme të silosit të një fabrike të përpunimit të drurit në Elbasan.

Zjarrfikësit bënë të mundur izolimin e vatrës dhe fikjen e zjarrit, pa lejuar përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të objektit.

Shkaku i rënies së zjarrit mbetet ende i paqartë dhe pritet të përcaktohet nga ekspertet.

Lini një Përgjigje