Negociatorët aktualë të Iranit synojnë plotësimin e angazhimeve të Memorandumin e Mirëkuptimit (MOU) dhe Teherani nuk do të hyjë në negociata të mëtejshme derisa të plotësohen kushtet e MOU-së së nënshkruar mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
Kështu u shpreh negociatori kryesor iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, në një intervistë për televizionin shtetëror të martën.Ghalibaf theksoi se Irani ka sovranitet në Ngushticën e Hormuzit së bashku me Omanin dhe nuk do të komprometojë kurrë mbi të drejtat e tij në këtë ngushticë.
Ai shtoi se kalimi pa pagesë në ngushticë është i lejuar vetëm për 60 ditë, sipas marrëveshjes së MOU-së.
“Ne ndjekim dialogun, por nëse dialogu nuk zbatohet, jemi të përgatitur edhe për luftë dhe do të përgjigjemi në përputhje me të”, tha Ghalibaf në intervistën për televizionin shtetëror.
Lini një Përgjigje