"Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki", Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar

30 Qershor 2026, 23:05Politika TEMA
"Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri,

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së ka folur në Euronews Albania lidhur me protestën dhe atë çfarë ndodhi sot jashtë Kuvendit.

Klosi tha se sipas tij protesta po shkon në një kaos të ri.  

"Sot nuk ishin në kushtet e një proteste qytetare por ishin një grup por shumë i kufizuar personash. Por që të gjuanin deputetët me vezë dhe me gurë makinat e deputetëve atëherë këtu padyshim që ka një moment që hajt ta diskutojmë.

Gjuajtja me gurë është akt vandal dhe gjuajtja e forcave të rendit. Them që në kushtet e 30 ditëve megjithëse ka qenë antiqeveritare dhe politike. E hapur politike.

U harrua cdo gjë me tezat e para. Kjo ka kaluar në një stad të ri. Kjo nuk është Shqipëria e re, por një kaos i ri. Ne vetëm si PS kemi protestuar dikur", tha ai.

Lini një Përgjigje