Nga Altin Ahmeti
Ndërsa në Shqipëri mijëra protestues kanë rizbuluar nacionalizmin me parullën "Shqipëria e shqiptarëve", duke kundërshtuar shitjen e pronave dhe ndërtimet në bregdet, fqinja jugore, Greqia, nga ku vjen edhe një pjesë e frymëzimit për këto thirrje, po përjeton pikërisht të kundërtën.
Tregu grek i pasurive të paluajtshme po përjeton një bum të paprecedentë, i mbështetur kryesisht nga blerësit e huaj.
SIpas të dhënave të publikuara për tregun grek, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme kanë arritur disa miliardë euro në vit.
Për vitin 2026, vlerësimet paraprake flasin për një volum që mund të kalojë 3–4 miliardë euro, nëse ritmi i shitjeve vazhdon si në muajt e parë të vitit.
Sipas këtyre blerësit ndërkombëtarë përbëjnë tashmë 60–85% të kërkesës për shtëpi pushimi në destinacionet më të kërkuara turistike të Greqisë gjatë vitit 2026.
Ndër blerësit më aktivë janë turqit dhe izraelitët, të cilët po dominojnë tregun, sidomos në zonat bregdetare dhe ishujt luksozë. Atyre u bashkohen investitorë nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara, duke e mbajtur kërkesën në nivele rekord.
Interesi i lartë ka sjellë edhe rritje të fortë të çmimeve.
Gjatë katër muajve të parë të vitit 2026, çmimi mesatar i një shtëpie pushimi në Greqi arriti në rreth 3,400 euro për metër katror, me një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Edhe pronat e reja, të shitura para përfundimit të ndërtimit, kanë pësuar rritje të konsiderueshme çmimesh.
Blerësit e huaj nuk kërkojnë më vetëm fitim nga investimi. Ata preferojnë vila moderne me efikasitet energjetik, privatësi të lartë dhe standarde luksoze, të gatshme për banim.
Në të njëjtën kohë, oferta e kufizuar po ushtron presion shtesë mbi çmimet. Kufizimet e ndërtimit në ishuj si Mykonos, Hidra dhe Spetses kanë reduktuar ndjeshëm numrin e pronave të reja, ndërsa Paros dhe Halkidiki po shënojnë nivele rekord të aktivitetit dhe çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme
M.Altin Ameti shko ne greqi bleje , se shqiperia ashte e vogel, e ke krytin bosh , ca po na tregon.
Greqia ka mbetur vendi me i varfer i Bashkimit Europian sipas fuqise blerese, ia ka kaluar dhe Bullgaria. Ekonomia e Greqise nen drejtimin e Mitsotakis po rritet, por niveli i mireqenies ka ngelur ne vend. Pse keto detaje, qe jane pjesa qe i intereson popullit, artikulli nuk i permend?
Flamingot te protestojme me Parullen Greqia nuk eshte ne shitje.
Po çlidhje kanë more Ahmet blerjet nga të huajt të pasurive të paluajtshme me protestën?!!! Një krahasim idiot! Në Shqipëri janë me qindra të huaj që janë futur në tregun e pasurive të paluajtshme mbi të gjitha në zonat bregdetare si në Vlorë, Durrës, Sarandë, në kryeqytet, por edhe në zona të tjera të vëndit. Proteston dikush se italianët, polakët, izraelitët, ukrainasit, amerikanët, suedezët apo kushdo qoftë blejnë pasuri të paluajtshme në Shqipëri?!!!! Tregu i pasurive të paluajtshme është i lirë për këdo që dëshiron të investojë si në Shqipëri ashtu dhe në Europë. Protesta nuk bëhet për këtë lloj investimesh, por për ligjin e investimeve strategjike që qeveria në mënyrë mafioze ka rrëmbyer pronat private si dhe me ndryshimin e ligjit për zona të mbrojtura. Kështu kjo qeveri, ky kryeministër i jep të drejtë vetes të dhurojë sipërfaqe të mëdha territoresh fileto me takime private në mungesë të plotë të transparencës duke futur në lojë firma fantazma, që thjesht pastrojnë paranë e krimit. Një shtet lavatriçe në korrupsion total që s'do t'ia dijë as për qytetarët e tij, as për natyrën dhe as për "shkuljet e veshit" dhe vërejtjet e BE-së.
Prandaj plasën grekët duke dalë në protesta?