Rama ndalet për kafe në Radhimë dhe u përgjigjet kritikëve për turizmin: S'kemi paga më të ulëta se Greqia, kamarierët paguhen 1000 euro/muaj

30 Qershor 2026, 13:50Politika TEMA
Rama ndalet për kafe në Radhimë dhe u përgjigjet

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kritikëve që pretendojnë se pagat në sektorin e turizmit në Shqipëri janë më të ulëta se në Greqinë fqinje.

Ai postoi në rrjete sociale videon e tre djemve që punojnë kamarierë në Lungomaren e Radhimës, të cilët marrin paga 1000 euro në muaj, përveç bakshisheve.

Në postimin e tij, Rama thotë se në sektorin e turizmit shqiptar pagat janë të larta dhe taksat shumë më të ulëta.

"Ndalova për të pirë një kafe këtu në Lungomaren 4 të Radhimës së Rilindur. Më erdhi një nga këta djemtë, më solli kafenë. E pyeta sa e ke pagën, më tha 1000 euro. Ou? Bakshishet i mbajnë vetë. Ja urdhëroni! Këtu jemi në Lungomare 4 në Radhimë. Kush do të vijë ta verifikojë të vijë, kush nuk do ta besojë le të vazhdojë të besojë atë që do. Por në Shqipëri, në turizëm nuk ka paga më të ulëta se në Greqi. Taksat janë shumë më të ulëta dhe ajo që mbetet në fund është shumë më tepër”, shkruan Rama.

8 Komente

  1. z
    zaho dobici

    zaho dobicin e bere cifut e?

    Përgjigjjuni
    1. p
      pordhe me Turkish rigon.......

      Citjonezi, cer thu mer palle....nese kjo qe thu eshte e vertete athere behu gati per "skoupa" greke e cila mund te te ktheje 1 mln koke tourkalvanoi m'Albaniston..... gezuar ramazonin!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Korçari

        Pse tëtëmë ndonjë çifut e ka shkër...Ti nga ata të protestës je ? E meritoni t'ja u dorëzojë Rama pushtetin në tavolinë për kulturën dhe arsimin që kini , plehra .

        Përgjigjjuni
      2. S
        Studenti 1

        Po 3 muaj eshte turizmi o zoti KM. Po 9 muajt e tjera te vitit?

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xy

          Ooo Student, eja ne kosove do punosh me qumshtore dhe do maresh rrogen ter vitin 1000eur plus ushqim pa pagese dhe nese je i aft e ambicioz te bejme edhe udheheqes reparti dhe qa asht ma e mira edhe nuse do tte te gjejm….hajde bismillah tja nisim me ty nese njime je student….

          Përgjigjjuni
        2. n
          narko shteti

          Te erdhi fundi jo-shqiptar. Do japesh llogari para popullit si gjithe diktatoret tradhtare.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Replikuesi

            Ke plotësisht të drejtë Edi Rama , por Shqipëria do të bëhet akoma më mirë kur të duam njëri tjetri dhe të lemë mënjanë sharjet e ofendimet ndaj kujtdo qoftë .

            Përgjigjjuni
            1. b
              brunilda

              nuk ke cte besh ,kesaj i thon bej sa te duash mire puno sa te duash kok trashet e shpirt zinjte jo do thon vetem fjale vulgare din te thon kaq u nxe truri keshtu eqe do rish e do shikosh e do degjosh , na ka zen belaja do e heqim thot populli

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje