Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në inagurimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.
Ai e vuri theksin te transformimi jo vetëm i godinës, por edhe i përmirësimit të shërbimit ndaj nënave e pacientëve. Më tej, Rama tha se tha se pastërtinë e bluzave të bardha nuk i ndyjnë dot kanalet e llumit të ryshfetit.
“Më vjen jashtëzakonisht mirë që sot jemi në një tjetër finish pas një tjetër maratone ku faktikisht ndërmorën një transformim të domosdoshëm dhe rrënjësor të kësaj strukture dhe sot hapim dyert e një materniteti të rilindur duke pasur edhe kujdesin për çfarë i takon kulturës si trashëgimi dhe të rejat që i shtohen këtij materniteti dhe e bëjnë më të lehtë shërbimin, shumë më cilësor trajtimin e nënave dhe fëmijëve që hyjnë e dalin nga ky maternitet. Transformimi i shëndetësisë është në sytë e të gjithëve atyre që duan të shohin. U shpreh respektin tim gjithë mjekëve, infermierëve, punonjësve të shëndetësisë që bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe përballen me një furi të jashtëzakonshme fjalësh që nuk i meritojnë. Kkjo është jeta, kështu i kemi ndarë detyra. Disa bëjnë punën, disa i lehin karvanit që shkojnë përpara”, tha Rama.
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, bëri me dije se projekti total ka një vlerë prej 1.2 miliardë lekësh. Në të do të ngrihet laboratori i dytë i fertilizimit artificial, një laborator gjenetike dhe një qendër depistimi për sëmundjet metabolike.
“Projekti do të ketë një vlerë prej 1.2 miliardë lekësh. Në të përfshihet edhe ngritja e laboratorit të dytë publik për fertilizimin “in vitro.” Po ngremë gjithashtu laboratorin e gjenetikës dhe një qendër depistimi për sëmundjet metabolike. Sot kemi kënaqësinë të shënojmë fillimin e projektit “Prisma” ku do të modernizojmë kujdesin neonatal dhe do të zgjerojmë depistimin”, tha Sala.
Lini një Përgjigje