Analisti Flogert Muça ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se në protestë nuk ka një intelektual që të marrë mikrofonin në protestë, duke theksuar mungesën e figurave serioze në podium.
“Në momentin që ti del me platforma të asaj natyre dhe nuk ke një njeri serioz, një intelektual që të dalë aty dhe të marrë mikrofonin… Ka një rob aty që mban mikrofonin, që e dikton mikrofonin. Aty të gjitha kamerat janë në atë kënd, çfarë ndodh aty. Ne, pjesa tjetër që jemi 95% e popullsisë, e ndjekim nga shtëpia”, tha Muça.
Sipas tij, mesazhi dhe përfaqësimi i protestës varen nga podiumi dhe mikrofoni, por aty nuk po u jepet hapësirë njerëzve me vlerë.
“Për ne çfarë kërkohet aty dhe çfarë përfaqësohet aty, varet nga ai podium dhe nga ai mikrofon. Dhe këtë e dinë të gjithë tani. Unë po të them që njerëz që ja vlen të dalin aty dhe t’i vënë realisht përpara përgjegjësisë këta zotërinj këtu – qoftë me artikulim, me mendim politik, qoftë me doktrinë, qoftë me alternativë, qoftë me moral, me çfarëdo – nuk ju jepet mikrofoni. Nuk ju jepet mikrofoni”, deklaroi analisti.
Muça ironizoi disa nga kërkesat e artikuluara në protestë dhe vuri në dukje mungesën e transparencës nga ana e organizatorëve.
“Kam një pyetje që është si retorike… Tani kërkojnë që të firmosin një libër, se kërkojnë që SPAK të vijë të hipi në podium… Arben Mazniku – burg, Edi Rama – burg. Thuhet që janë 29 organizatorë. Mirëpo këta që ne kërkojmë transparencë – çfarë turpi kemi të jemi transparentë ne vetë? Që themi ‘jemi ne organizatorët’. A do i shantazhojë Edi Rama? Se ti mendon që Edi Rama nuk i di kush janë? Edi Rama nuk i nxjerr sepse Edi Rama po bën gallatë me to”, shtoi ai.
Në fund, Muça u shpreh se zëdhënësit aktualë nuk përfaqësojnë protestën dhe po i shërbejnë kryeministrit.
“Në qoftë se e duam protestën, o të nderuar, duhet ta mbrojmë protestën duke thënë të vërtetën. E vërteta është që zëdhënësit dhe ata që kanë marrë protestën në dorë sot nuk janë zëri i protestës. Janë për interesa thellësisht personale dhe po e shkatërrojnë protestën dhe po i shërbejnë Edi Ramës. Nuk duan rënien e tij”, përfundoi analisti Flogert Muça.
hahahaha nga ky nivel komentesh te blera duket qe makineria propagandistike e rames u shemb si kala rere. Rama ishte thjesht nje budalla qe mbajti pushtetin ca kohe me leke droge dhe ne fund u be tradhetari me i keq ne historine e Shqiperise
Po Fatos Lubonja që ka folur aty? Po Bert Aliaj Dragot? Mehdi Malkaj? Ismet Drishti? Bujar Asqeriu që ka përgëzuar protestën? Florian Haçkaj? Taulant Muka? Etj. Ore dakord që me shumë gjasë portalin tënd të propagandës e mbajnë me reklama oligarkët apo biznesmenët e Ramës dhe rilindjes, por për budalla s'e bën dot popullin.
Ne boulevard eshte mbledhur llumi vendit katundaria po shyqyre qe jane pak 100 loqe , ku ka intelektual te shkoje atje , atje mer semundje
PO ESHTE REVOLUCION I HALABAKEVE DHE TALEBANEVE NGA IRANI TURQIA KOQOVA E MAQEDONIA
O Flogert je madh hallall je trim kurajoz jo gazetar me kartmonedha te shiturpo te afrhesh tek foltorja te shtyjne ca injorant nuk di çfar jane flasin me shume gegerisht, te lutem nuk dua te fyej geget mbasi shume mga miqesia dhe shoqria ime jane geg shume te nderuar por me trmb me shume aty kosovar pa tru.Nuk jam dakord me ty per intelektual, ka bile shum te ndritu Mitat Havari, Medi Malkaj Faytos lubonja kreshnik Osmani Brisilda e gjikondit e shume si keta pa perajshtuar Arta daden.Je trim gazetar dhe profesionist.Po kane Ilesia dep.italiane shikojeni çfar ka vjell ajo per shqiptaret ne parl. Italian.
Pse Ndriçim Kulla cfare eshte? E ke pare protesten ti, apo e ke me te degjuar?
E ËMA E ZEQOS NË MAJË TË THANËS ME XURRNA E ME TUMPANË !