Frikë nga rënia e popullaritetit? Trump paralajmëron shitësit e karburanteve: Ulini çmimet menjëherë

30 Qershor 2026, 09:50Bota TEMA
Frikë nga rënia e popullaritetit? Trump paralajmëron

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga shitësit e karburanteve në Shtetet e Bashkuara që të ulin menjëherë çmimet e benzinës, duke paralajmëruar “probleme të mëdha”, nëse nuk respektohet kjo kërkesë.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai ka thënë se shitësit duhet të ulin çmimet “menjëherë” dhe ka theksuar se nuk do të tolerohet rritja e padrejtë e çmimeve.

Trump u ka bërë thirrje kompanive që çmimi i benzinës të jetë në nivele të ulëta, duke shtuar se ata duhet të reagojnë shpejt dhe të “bëjnë atë që është e drejtë për popullin amerikan”. Ai ka kritikuar gjithashtu shtetin e Kalifornisë, duke kërkuar uljen e taksave mbi karburantet, duke argumentuar se taksat janë rritur deri në pikën ku mund të jenë më të larta se vetë produkti.
Guvernatori i Kalifornisë Gavin Neusom, një demokrat dhe kritik i fortë i Trump, ka mbrojtur politikat e shtetit të tij që fokusohen në energjinë e rinovueshme dhe synimin për një rrjet elektrik neutral ndaj karbonit brenda dy dekadave.

Ndërkohë, administrata Trump ka ndërmarrë hapa për të riaktivizuar projekte energjetike, përfshirë edhe një tubacion në Kaliforni që ishte mbyllur pas një derdhjeje të madhe në vitin 2015.

Trump ka deklaruar gjithashtu se ka urdhëruar Departamentin e Drejtësisë të hetojë kompanitë e mëdha të naftës për çmimet e larta në pikat e karburantit, duke pretenduar se çmimet e naftës në tregun global po bien, por kjo ulje nuk po reflektohet tek konsumatorët.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur rritja e çmimeve të karburanteve po ndikon drejtpërdrejt tek qytetarët amerikanë, ndërsa debati politik për energjinë, taksat dhe varësinë nga nafta po thellohet edhe më shumë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.

3 Komente

  1. T
    Teodor

    Kur jane zgjedhjet ne usa. Uroj qe ky te humbi.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andreas

      Edhe po humbi, di vije nje tjeter dhe do hape ndonje lufte te re edhe ai.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toni

        Mos ki frike. Ka per te humbur se nuk fiton dot me.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje