Raporti, kolonët izraelitë hartojnë plan për të marrë kontrollin e 100 pikave në Bregun Perëndimor

30 Qershor 2026, 09:00Bota TEMA
Raporti, kolonët izraelitë hartojnë plan për të

Grupet e kolonëve izraelitë kanë hartuar një plan për të marrë kontrollin e rreth 100 pikave strategjike në Zonën A të Bregut Perëndimor të pushtuar, territor që sipas Marrëveshjes së Oslos II të vitit 1995 administrohet nga Autoriteti Palestinez.

Sipas gazetës Israel Hayom, plani është përgatitur nga Shoqata e Fermave të Kolonëve dhe Forumi Havat dhe synon të ndryshojë ndjeshëm situatën në terren. Dokumenti parashikon vendosjen e forcave në rreth 100 lokacione strategjike gjatë një “dite ekzekutimi”, duke përfshirë edhe qytete të mëdha palestineze.

Raporti thekson se propozimi u është paraqitur ministrave të qeverisë izraelite dhe zyrtarëve të afërt me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Muayyad Shaaban, kreu i Komitetit Kundër Murit dhe Vendbanimeve pranë Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), e cilësoi planin si një hap të rrezikshëm drejt aneksimit të Bregut Perëndimor nga Izraeli. Sipas tij, iniciativa pasqyron politikat e qeverive të djathta izraelite dhe nuk është thjesht një veprim i pavarur i grupeve të kolonëve.

Ndërkohë, ushtria izraelite vazhdon operacionet e saj pothuajse të përditshme në qytetet dhe fshatrat e Bregut Perëndimor, të cilat përfshijnë bastisje, arrestime, marrje në pyetje dhe kontrolle në banesa

1 Komente

  1. y
    youtuber

    Ne minuten e 30 te kesaj video qe zbulova rastesisht te emisjonit te Rudina Xhunges hebreja e ftuar thote qe ne 1450 90% e Vlores ishte hebreje. Me ndihmen e zarit te tyre Rames (dhe mediave te tij) po perpiqen ta paraqesin Vloren sikur ka qene historikish hebreje : https://www.youtube.com/watch?v=mkwpsuX2Ie4

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje