Deputeti i Partisë Socialiste Arbjan Mazniku deklaroi në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se ka të dhëna të mjaftueshme shkencore që vërtetojnë se forcat e jashtme shfrytëzojnë tensionet shoqërore për t’i amplifikuar ato, duke iu referuar konceptit të luftës hibride.
“Pa dyshim unë besoj që nuk ka asnjë dyshim dhe ka të dhëna të mjaftueshme shkencore të cilat vërtetojnë që në çdo situatë, jo vetëm në Shqipëri, por në situata të tjera të ngjashme dhe në vende të tjera – jo para më larg se para pak muajsh Rumania kishte zgjedhje – sa herë që ka një situatë e cila ka një tension shoqëror brenda, ka forca të jashtme që tentojnë ta përdorin atë tension shoqëror për ta amplifikuar, zgjeruar, shtyrë në një drejtim apo në një drejtim tjetër”, tha Mazniku.
Ai theksoi se koncepti i luftës hibride është bërë tashmë sistematik në shkallë globale.
“E gjithë koncepti i luftës hibride botërore është tashmë sistematik. Kjo histori ka nisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në zgjedhjen e parë të presidentit Trump përballë Hillary Clinton, u vërtetua që kishte interferencë nga forcat e huaja në atë garë.
Më pas, jo më larg se para sa kohësh në zgjedhjet në Francë ka qenë debat i ngjashëm. Mjafton t’ju them që jo më larg se para pak ditësh Parlamenti Europian ka pasur një mbledhje të një komisioni të posaçëm që quhet ‘Komisioni i Parlamentit Europian për Mburojën e Demokracisë’, i cili merret në mënyrë specifike me sulmet hibride dhe me interferencat e forcave jo miqësore në vendet anëtare”, u shpreh deputeti.
Mazniku pranoi se për disa mund të duket si “film me 007”, por insistoi se ka prova të mjaftueshme shkencore.
“Jemi duke kaluar nga një diskutim i cili duket si film me 007 dhe e kuptoj që një pjesë e njerëzve kanë mendime që kjo është një teori konspirative, por ka prova të mjaftueshme shkencore që tregojnë që një pjesë e madhe e mënyrës se si është shtyrë mesazhi i protestës – e cila padyshim mund të ketë elementë që kanë të bëjnë me një realitet të ndodhur – është shtyrë nga axhenda të grupeve që merren me këtë punë në rrjetet sociale, afër Rusisë dhe afër Iranit”, tha ai.
Po o Gollobordesi bytheqire ka prova shkencore qe je pederast , hajdut ortak i Lali Erit te Shqiponjes se....
Po o Gollobordesi bytheqire ka prova shkencore qe je pederast , hajdut ortak i Lali Erit te Shqiponjes se....
Kur ka prova çfare prisni juuuuuuuu... -Mbylle kufirin me krahinen Serbe kosovo . -Shpalle Vetfundosje organizate terroriste. -Terhiqe shtetesin shqiptare dhe shpallet non grata Kurtovitçin. -Ngri padi prane prokurorise per vepra pénale si terroriste. -Zbatoni ligjet qe shteti ka. - E jo te dali gallofi kryeminister e te thoje mos e akuzoni Kurtovitçi se une nuk e besoje.
Nuk e di a duhet t'ju besoj zoti kryetar i Komisioni për ndarjen administrative të vendit. Por shkrimi juaj është një konstatim tronditës. Ju jeni i sigurt se ka një ndërhyrje të huaj për të përmbysuar demokracinë e formular prej nesh pas vitit 1991. Mbi këtë bazë ligjore ne jemi antëtarë të NATO-s dhe përgatitemi për t'u bërë pjeë e Bashkimit Europian. Përparimet apo mangësitë tona tashmë janë në vëmendje të insitucioneve më të larta europiane, pa përjashtuar SHBA. Nëse ju e dini këtë, cilat organe kompetente duhet të veprojnë urgjentisht para se Shqipëria delikate të përfshihet në drmata e vitit 1997 dhe një vonim 30 vjeçar për të qenë e barabartë me vendet e Europës së Bashkuar? Kush? Kur? Si? A ka institucione shtetërore, - jo qeveritare, - për ta deligjitimuar këtë lëvizje të nxitur nga shtete, institucione, kompani, a individë që nuk ia duan të mirën Shqipërisë? Ju lutem jepni një përgjigje se çfarë bëhet për shmangjen e fatkeqësisë jo të komedisë..