Muli dyshon tek sulmet ndaj Goxhaj

23 Qershor 2026, 18:40Antena TEMA

Një sërë sulmesh nga qeveria janë drejtuar ndaj Goxhaj që u shpall udhëheqës i protestës. Muli i ka ndjekur me vëmendje sulmet dhe nuk ndihet i qetë.

-Duhet të bëjmë diçka, i tha Lelos. Nuk më pëlqen kjo situatë.

-Çfarë të bëjmë? i tha Lelo.

-Ka dy ditë që Doktorin nuk e ka sulmuar asnjëri. Kjo është shumë keq.

-Mirë që s’e kanë sulmuar, tha Lelo, por është dhe më keq. Duket sikur nuk e quajnë më. Merren vetëm me atë Goxhaj.

-Duhet ta shikojmë këtë punë, tha Muli. Këta bëjnë sikur sulmojnë atë që ta bëjnë atë udhëheqës e ta lënë Doktorin në harresë. Këtë s’do ta lejojmë kurrë. Ne e dimë kush është ai. Një familje enveriste. Duhet t’i hapim luftë. Si u bëka kjo punë? Për 24 orë janë bërë të gjithë njerëz të rinj. Neomalsorja u bë neoprotestuese, neokomunistët u bënë neoprotestues, të gjithë neoprotestues. Madje dhe Doktori më duket si neoprotestues kur mbështet protestën. Kjo s’ka ndodhur kurrë. Ne nuk kemi qenë kurrë bishti i dikujt tjetër.

-Unë mendoj diçka më të keqe, tha Lelo. Ky Rama e sulmon që ai të ketë mundësi të flasë dhe të tregojë çfarë është. Se për shembull ai plani që kishte për ta bërë qeverinë me short, ishte ide gjeniale. Mendo që shortin ta hedhë Mand Duka meqë ka dhe veglat gati.

-Kemi hyrë në kurth, tha Muli. Duhet ta zgjidhim. Ose të bëjmë sikur jemi budallenj e ta mbështesim që në fund t’i bjerë shorti Doktorit, ose ta heqim e të vëmë kryetarin tonë.

-Ta mendojmë, tha Lelo. Se mund të kemi fat e na bie shorti. Po nuk na ra, nisim luftën.

1 Komente

  1. p
    poshte komunizmi

    mungon ai komentusi DIARE e jashqitjes se salehut, sic duket se ke marre suflaqin nga sypeshkaqeni sot

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje