Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të paarsyeshme leximin e kërkesave të protestuesve nga Dritan Goxhaj (i cili pretendon se ka qenë luftëtar i UÇK-së), për të cilin thuhet se është i lidhur me interesa iraniane në Shqipëri.
Në një lidhje në Report Tv, Spahiu tha se mes 5 kërkesave që u publikuan nga Dritan Goxhaj në protestë, mungonte ajo për ‘Zvërnecin’.
Më tej Spahiu tha se ‘revolucioni’ i Gjeneratës Z nuk mund të ketë liderë të ‘Gjeneratës ZH’.
“Ka disa çështje themelore për të diskutuar. E para, Zvërnecin e harruan? Domethënë nuk e kanë kërkesë këtë? E dyta, ky revolucioni i Gjeneratës Z, ka vendosur të zgjedhë liderë të nivelit Zh? Unë i kam dëgjuar akuzat e të dy palëve. Edhe akuzat e qeverisë, që orientohen që Dritan Goxhaj mund të ketë prirje ose bashkëpunim me Iranin. Por edhe mbrojtjen që thotë se mund të jetë luftëtar i UÇK-së”, tha mes të tjerash Spahiu.
Më tej Spahiu tha se një protestë që organizohej kryesisht nga studentë dhe të rinj, nuk mund të vendosë në krye një person, i cili sipas tij, flet nga mëngjesi në darkë kundër SHBA-së.
Kjo sipas Spahiut, bën që protesta të lëvizë nga qëllimi për të cilin ka filluar dhe të cilësohet si një protestë kundër Presidentit amerikan Donald Trump.
“Unë nuk dua të vë në diskutim absolutisht personalitetin e Dritan Goxhajt. Por kjo lëvizje ka pasur vlerë, për shkak të imazhit të saj rinor, studentor, të një gjenerate që nuk ka qenë e përfshirë në politikë. Ajo pjesa gri, e një gjenerate që ka studiuar në perëndim, ka qenë jashtë politikës e papërfshirë, pushtoi bulevardin Dëshmorët e Kombit. Unë prisja që edhe përfaqësimi të ishte i Gjeneratës Z. Nuk mundet që gjenerata Z të zgjedhë liderë 60-vjeçarë, me bindje në lindje apo të pashkolluar. Kjo ishte një arsye më shumë për t’i dhënë argument mediave perëndimore, që kanë pasur vetëm një titull, që në Shqipëri po zhvillohen protesta anti-Trump. Nëse ti zgjedh liderë që nga mëngjesi në darkë janë kundër SHBA-së, nuk bën gjë tjetër veçse forcon të gjitha këto argumenta, për një protestë që për një tjetër kauzë filloi dhe për një tjetër po shuhet”, vijoi Spahiu.
Ik or qr ty vemje
Sepi shko në shkollë ose ma ha carin .
....edhe ky mungonte sot me artikujt e tij....si duket iu mbarua kocka , dhe do nje rezerve ta kete per neser...se kushedi neser nderron tema e artikujve , sipas halucinacionit te radhes se Palloshit , dhe na duhet me pregatit nje artikull te ri !!!!
Nuk I kanë harruar, i kanë listuar qartë që, midis të tjerash, duan ligjin 21/2024 për zonat e mbrojtura dhe atë për statusin e investitorit strategjik të anuluar. Nuk harroi parlamenti Europian në atë rezolutën që ti dhe ata palo analistë të shitur e fshehët sa mundet. Nuk e ka harruar Komisioni Europian vjet në 2025 dhe do jua kujtojë prap sivjet në 2026.
Ky tip eshte mercenar munde ti sherbeje gjithkujt vetem jepi pare . Ky shkaperdhehen motren e vehte per 30 euro. Ky nuk eshte gje po ke akoma ke nje ish police Prençi aty ke Bótox Spiro Pali, Ditmir Bushati Arben Malaj Arta Dade Fatos Lubonja Mehdi Malko Pilinçi Sazan Gurri Alfred Çako Shpend Gashi Baki Goxhaj Altin Goxhaj....nuk mbarojne gjithe mbeturinat e partive politike. Do ishte mire te krijonin nje parti politike me emrin ( Mbeturinat)
Po t'i berishist i 97, që le te revolucionin e bashkimit kombëtar në mes dhe kërrcite dhe ike, sa të pagoi greku që t'i lije vendin Bejlerit, Currit, Çanit, Markos, Dhulit?
E nxorrën edhe këtë mbeturinë Berishiste , shokun e hajdarit , Dules dhe Dhulit