VIDEO/ Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton?

23 Qershor 2026, 20:13Politika TEMA
VIDEO/ Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet

Protesta ka hyrë në ditën e saj të 24-t. Në sheshin “Skënderbej” nisi grumbullimi i protestuesve, të cilët më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

Në shesh, pas statujës së Heroit Kombëtar, gjendeshin edhe tifozët e Botërorit që janë rehatuar për të ndjekur ndeshjet. Por 'qetësinë' e përhershme e prishi zëri i një protestueseje me fëmijë në krahë që iu kundërvu aktivistit Arben Kola duke i kërkuar që protesta mos të vijonte më në rrugë kaq paqësore.

Ajo kritikoi sjelljen e organizatorëve të protestës ndaj emigrantëve dhe i akuzoi si shkak që po zhbëjnë protestën çdo ditë. Më tej, i tha se njerëzit duan të ikin drejt parlamentit (gjë që të pranishmit e brohoritën) dhe jo kryeministrisë, por organizatorët i pengojnë.

Vajza: Erdhën emigrantët dhe i përzutë!

Arben Kola: Kush i përzunë?

Vajza: I përzutë ju, s’i latë të flisnin! U bë rrëmujë aty! Po bie protesta çdo ditë prej jush! Ne duam të ikim te parlamenti tani, pse na drejtoni te kryeministria! Kush je ti që më drejton mua?

Thirrje në kor: Bravo!

Arben Kola: Ik, e lirë je!

Vajza: Ju të ndaloni, thoni mos!

Një qytetare: Bravo, ke shumë të drejtë! Edhe unë u habita, gjithë ajo autokolonë!
Për të zbehur thirrjet e saj, Arben Kola ngriti sërish megafonin duke shqiptuar sërish “dorëheqje”, por vajza nuk u spraps. Në mes të kësaj situate Arben Kola nis marshimin, ndërsa vajza e pyet: “Pse ikën o zotëri, pse nuk dëgjon?” Marshimi vijoi drejt kryeministrisë, ndërsa Kola bënte thirrjet “bashkohuni me ne” e “Shqipëri e re.”

Ndërsa vajza vijonte të fliste edhe kundër qeverisë Rama, një tjetër qytetare iu bashkua mendimit të saj për aktet e organizatorëve.

"Këta po na mbledhin dhe po na tallin!", tha ajo.

13 Komente

  1. K
    Koka e krimit te kryeministria

    Protesta eshte e lire dhe qytetarja te shkoje ku te doje. Nese shumica eshte para kryeministrise pasi atje eshte dhe koka e krimit, te gjithe do jemi te kryeministria.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!!

      Besoj Mero u gezua shume per kete detaj , dhe menjehere botoi lajmin qe ta shohe Palloshi dhe te gezohet edhe ai.......pergjithesisht keta zagaret gazetare qe ngjiten pas politikaneve , ia kalojne per shtate pale qejfe per ca kohe......po pastaj ne hale perfundojne ashtu si padrinot e tyre !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Genti

        E more me qaf djalin moj hajvane…edhe thon pastaj pse dhuna tranfsrohet ne genin e shqiptareve brez pas brezi..po shif ca ekspozimi i behet femijes..Debilja esht e eksituar se po del ne televizor…

        Përgjigjjuni
        1. R
          Ram incidenti

          Nese ka incident ka vetem nje emer. Ram incidenti

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pune kurrvash

            Gjelle qenesh pune rrugaçesh. Jepi mikrofonin kurrves te flasin deri sa te lodhet.... Tallem bythen me Tik Rosakun Tani do kenaqemi me keta endacak boulevardi . Po e zgjidhet shefin tani çfare doni. Njerez me problème mendore .

            Përgjigjjuni
            1. D
              Detari

              E forta eshte se keta talebane akuzojne ramen qe nuk shqitet nga karrigja dhe vet kane zaptuar mikrofonin e protestes dhe nuk heqin dore. hahaha protestuesit jane bere dele per 2-3 cope muslimane dhe hoxhallare.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bllit bllit per ty po i ruhet

                Po po allin tent kan ata .tallin bydhen me ju .ata e din axhenden e tyre.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Budallaqe që i pëlqen vetja!

                  Oh çfarë propagande idiote! Kjo që i ka thënë këtij Arbenit:kush je ti?! Duhet pyetur kush është ajo?! Dhe kush e pengoka të manifestojë para Kuvendit! Deri më sot nuk kam parë asnjë të ndalojë dikë të manifestojë ku të dojë! Budallaqja!

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Larg fëmijët nga protesta

                    Demokracia= rrugë e gjatë. Fillon nga emancipimi shoqërisë Mbani larg fëmijët nga protesta. Do i traumatizoni

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sm

                      Pazari i Roskovecit!

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        a.a

                        ja ku doli dhe drejtuesja e re.

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Zylo

                          ka rrezik e te vrasin njeritjetrin.

                          Përgjigjjuni
                          1. anti anarkisti

                            Me sa po shihet pordhëtestës në Sheshi erdhi fundi pasi u kontaminua ajo aromë e keqe po i largon vizitorët. Tash të mashtruarit kuptuan lojën djallëzore me ideologji fashiste kundër kombi dhe shtetit dhe të penduar që besuan në parullat të profitereve shpirtshitur e karrierist zë zhgënjyer po i kthehen jetës normale.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje