
Deputeti socialist Ulsi Manja thotë se ultimatumet që Dritan Goxhaj renditi dje drejt qeverisë si zëdhënës i vetshpallur i protestës 23-ditore në Tiranë, janë autorësi e Iranit, dhe këtë dyshim e përfocon mbështetja e Olsi Jazexhiut, "i njohur për qëndrimet e tij publike antiamerikane, antizioniste dhe si fans i madh i Iranit".
Deklarata e plotë e Ulsi Manjës:
Mbrëmë dhe sot kam ndjekur me shumë kuriozitet debatin që ka shpërthyer mbi zëdhënësin zyrtar të vetëdeklaruar të protestës, Dritan Goxhaj. Kam përcjellë me vëmendje qëndrimet pro dhe kundër tij këtu në Shqipëri dhe në Kosovë.
Por më mbeti në mendje mbështetja që Dritan Goxhaj mori nga Olsi Jazexhi, një person i njohur për qëndrimet e tij publike antiamerikane, antizioniste dhe si fans i madh i Iranit.
Për shqiptarinë e këtij Jazexhiut, besoj se ai s’ka nevojë për përkthyes, sepse e thotë vetë, me zë dhe figurë, se identiteti fetar është mbi identitetin kombëtar.
Por pyetja që do një përgjigje është: pse platforma e parë politike për “Shqipërinë e Re” (se mund të ketë edhe të tjera) zgjati kaq gjatë dhe doli në javën e katërt të protestës?
Pse mbrëmë Dritan Goxhaj, si zëdhënës i vetëdeklaruar i protestës, mezi i lexoi pikat e ultimatumit ndaj qeverisë së Tiranës?
Ka një përgjigje për të dyja pyetjet. Deklarata e ultimatumeve për qeverinë është shkruar me dorën e IRGC-së iraniane dhe Jazexhiu do t’ia ketë përkthyer keq nga persishtja Goxhajt!
Por sot kam parë edhe shumë reagime pro dhe kundër për rolin e Dritan Goxhajt në UÇK. Lavdi Zotit, UÇK-ja i ka heronjtë e saj të gjallë dhe të gjithë ne kor kanë dënuar gjuhën antiamerikane dhe antizioniste dhe janë distancuar nga Dritan Goxhaj me shokë.
Tani pyetja nuk është më pse Olsi Jazexhiu e mbështet Dritan Goxhajn, sepse të dy e kanë shprehur me zë dhe figurë admirimin e tyre për Republikën Islamike të Iranit.
Pyetja është: pse një protestë qytetare ka nevojë për mbështetjen e Olsi Jazexhiut dhe për një zëdhënës si Dritan Goxhaj?
Shiheni vetë: a ka ndonjë ndryshim midis asaj që thonë Esmaeil Baqaei (zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit), Olsi Jazexhiu dhe Dritan Goxhaj?
Ulsi,Mos e gjykoni Dritan Goxhajn,e kuptoni ju apo jo,e ka lene mendja zotni,ishalla nuk perfundon ne Vlore.
Ore Ulsi, ke harruar dhe Dritan Demiraj nje antishqiptar qe e patet emeruar dhe minister te brendshem ca kohe me Lulin si sinixhi. Ai hedh gurin dhe fsheh doren. Del ne ca banaqe televizive dhe na tregon peralla me mbret iranian.
Sapo e pashe kete, po thoshte te njejtat gjera dhe ishte teper e rrezikshme qe Olsi Sazexhiu nje fundurine e fundurinave dhe nje antishqipetar i thekur te thote te njejtat gjera si Dritan Goxhaj ne kete situate. Por fajin e kane edhe mediat tona qe i japin Jazexhiut hapesire.
Burge shoku burge.
O ish min i e tani drejtues k.parl te.dr kaq nuk dini qe O. Jazexhjiu eshte agjent i Iranit ,jo simpatizant si thoni ju? Cfare Shiku ,Bkh,pra shtet jemi qe ta arrestoje,si.agjent te.nje vendi me.te.cilin jemi ne lufte. Mblidhni mendjen e mbroni Shqiperine!
Ik more anej si nuk te vjen turp,ke fytyre dhe del e flet. Ca nuk i keni bere ktij populli e kti vendi. Ti bashke me bulledren Balluku jeni bere shkas qe shkaterruat edhe kadastren e Dibres, njesoj si te Vlores, duke bere pronare hajdute e kriminele pa asnje leter prone.
Ulsi ju ja keni kaluar IRGC së Iranit i keni dëbuar shqiptarët nga vendi i tyre. Pas 36 vitesh të ashtuquajtur demokraci kur takon dikë në Shqipëri direkt pyetja ke ndonjë mënyrë ndonjë kontratë pune të iki nga ky vend!! Mendoni dhe ju ndonjëherë shkaqet mos gjeni armiq si Enveri dikur për çdo gjë kishte një armik të jashtëm
Une nje gje nuk kuptoj, a ka sherbime te sigurise kombetare ky vend apo, thjesht jemi ne dore te agjenteve te huaj?? Kush qeverris kete vend? Kjo shumice parlamentare, ska mundesi te therresi dike qe eshte pergjegjes nga SHISH te informoje kuvendin?? Apo mjafton Ulsi te dali te demaskoje adhurusit e Iranit!! Nuk mjafton te dalish e te thuash adhurues te Iranit, ne qofte se provon qe ata dy personazhe dhe te tjere jane ne sherbim te nje shteti armik si Irani,, apo punojne ne sobi te shteteve jo shqiptare ne dem te Shqiperise, duhet te arrestohen o Uls, ndryshe, eshte gje e ulet ne kete menyre. Duhet bere e mundur qe te funksionoje si duhet sherbimi informativ shqiptar, duhen fonde te mjaftuesheme e kopetence , nuk behen me llafe bosh.