Dritan Goxhaj, asnjë ditë luftë me UÇK - Frrok Çupi: Irani nxori ‘kartën’ e fundit në protestë, është antiamerikan i sprovuar

23 Qershor 2026, 15:10Politika TEMA
Dritan Goxhaj, asnjë ditë luftë me UÇK - Frrok

TIRANË- Në ditën e 23-të të protestave, zëri i qytetarëve u bë Dritan Goxhaj, mbrojtës i regjimit të Iranit. Përpara Kryeministrisë, ai paraqiti pesë kërkesa, ndërsa në asnjërën prej tyre nuk ishte temë Zvërneci dhe Sazani.

Kryeministri Rama tha se kjo është prova më e qartë se Irani qëndron pas protestës në bulevard. Por kryeministri theksoi se, në fund, më të fortë do të dalin Partia Socialiste dhe qeveria.

Analisti Frruk Çupi, i ftuar në “News Line”, komentoi zhvillimet e fundit që lidhen me protestën para Kryeministrisë, duke pretenduar se pas saj qëndrojnë interesa të lidhura me Iranin.

Ai e cilësoi Goxhajn si “njeri të absurdit, falsitetit dhe mitomanisë”, duke shtuar se tipologjia e protestës është vetëm mashtrimi. Më tej, Çupi tha se Irani po vazhdon të investojë në këtë protestë, e cila bëhet kundër interesit kombëtar.

Ai u ndal dhe te protestuesit e ardhur nga Kosova, ndërsa tha se Albin Kurti është armik i përbetuar i përparimit të shtetit shqiptar.

“Dje kishte zhvillime, në raport me dirigjentin e  protestave që ndodhet jashtë vendit sigurisht, Irani shpejtoi dje të nxirrte kartën e fundit. Kartën më private, kartën më të tij, që ishte Dritan Goxhaj. Ky është njeri i sprovuar antiamerikan. Tërë jetën, është një njeri i absurdit. Është njeri i falsitetit dhe i mitomanisë. Nuk është fare i vërtetë. Tipologjia e kësaj proteste është mashtrimi. Dhe u eliminuam organizatorët e tjerë të protestës.

Kur u eliminua, u eliminua kur Irani kuptoi se po futen influenca të tjera. Irani u tremb dhe futi “kalin” e fundit. Manipulimi i protestës duket hapur në gjithçka. I deleguari i Iranit është ky njeriu, që solli atje në shesh. Irani po luan me një pasiguri totale, por ka investuar.

Askush nuk po di nga vijnë investimet. Kemi të bëjmë me një situatë të qartë tashmë kush është kush dhe çfarë është çfarë. Grumbullimi ka shkuar deri në degradim numerik. Strumbullari i kësaj lëvizjeje të tërë, kam frikë se do ketë pasoja shumë të rënda me atë ardhmen e dy shteteve tona. Albin Kurti është armik i betuar i përparimit të shtetit shqiptar. Në Shqipëri ka kryer terror. Organizata e tij ka vendosur politikat e saj islamiste, që shkojnë deri në terrorizëm”, tha ai.

Dritan Goxhaj, i vetëshpallur si luftëtar i UÇK-së dhe tashmë mbrojtës e zëdhënës i protestës në bulevard, nuk ka luftuar asnjë ditë në Kosovë. Sipas një dokumenti të vitit 1999, të firmosur nga ish-komandanti “Plaku”, Goxhaj u largua me vetëdije për të mos luftuar.

Për këtë çështje, Çupi theksoi se Goxhaj është dënuar pasi ka kërcënuar persona dëshmitarë në raport me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe dëshmitë e publikuara tregojnë se nuk ka marrë pjesë asnjë ditë të vetme në luftë.

“Po keqpërdoren simbolet e UÇK-së. Sipas dëshmive, që kanë dalë, rezulton se as edhe një ditë Goxhaj nuk ka qenë luftëtar i UÇK. Është burgosur se ka kërcënuar dëshmitarët në raport me UÇK-në. Nga protesta pritet zhgënjimi i atyre që shkuan atje.

Zhgënjimi mund të prodhojë krizë brenda protestës. Do të veprojë ligji. Protesta ka shembur prona private në gjithë Shqipërinë. Kush do t’i paguajë shpenzimet? Kush do të shkojë në burg? Kush do t’i mbulojë dëmet e ‘Revolucionit’? Kush do ta paguajë, Albin Kurti? Kush do të paguajë? Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Populli i Shqipërisë është dëmtuar, interesat janë dëmtuar. Pse iu sulen gardheve?”, tha ai.

13 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!

    Nese ky Goxhaj qenka agjent iranian , cfare pret policia per ta arrestuar ? Nese protestuesit jane te gjithe agjente te infiltruar serbe , greke , kosovare , iraniane , fashiste , naziste.......cfare pret shteti per te vepruar ? Urgjent sot sa te dalin ne proteste arrestojini te gjithe ........perse i paguajme taksat ne o Pallosh , na mbroni pra nga rreziku i huaj ???!!!!!.............pse Palloshit nuk ia mban bytha te nderhyje kur te huajt qenkan shtruar kembekryq ne Shqiperi ???!!!!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!!

      Gjalle je akoma kurve?

      Përgjigjjuni
    2. F
      Filloni nga media

      Ky shkerdhate nuk ka punuar fshehur , dje ne nje kazane TV per 40 minuta ky ka sulmuar hapur izraelin SHBA dhe fliste sikur te ishte iraniane . Ky vende a ka kontroll audiovisuel. Duke goditur vetem kete plehre ne harrojme kush e ka promovuar dhe pse e kane promovuar.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Ja doli dhe servili i pushteteve njeher me Salen i binte Rames. Tani me Ramen i bie popullit. Nuk ja vlen opinioni i nje ish spiuni sigurimi. Goxhaj nuk eshte askushi ne protest thjesht lexoj kerkesat qe kerkon sovrani popull. Kujt i plasi ku ka qen ky ketu flitet per protesten per krizen ku na ka futur padroni jot i rradhes Cupi. Thuaj Kryeministrit te japi dorheqjen mos te coje popullin ne perplasje.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Korçari

          Kush të japë dorëheqjen, kryeministri ? Ha ha ha ha , sa kam qeshur . Po kush e kërkon këtë ? Ca kokëboshër që vërtiten nëpër rrugët e Tiranës e po na çajnë carin ka tre javë . Shkoni në shtëpi, o kara .

          Përgjigjjuni
        2. k
          kris

          A eshte Frrok Noci agjent?

          Përgjigjjuni
          1. I
            I krisuur

            Shko kari interesou meqense paske informacione , ose me sakte pyete mamin

            Përgjigjjuni
          2. K
            Kurti drejt fundit te tij dhe te VV

            BE mund ti kerkoje Rames koordinim qe ajo dhe BE ta shpallin njeheresh Kurtin dhe VV nongrata. Usa pritet ta shpalle terrorist. Kurti tere shpresen e ka te CDU dhe Merz qe i konsideron aleate. Por Merz nuk duhet ta haje ate koqe ulliri. Shpejt Bondstilli do shpallet toke amerikane me miratim nga Serbia, njesoj si Guantanamo. Nderkohe Shqiperia do duhet te zboje tere antaret e VV qe jetojne neper Shqiperi, dhe do te mbylle kufijte derisa Serbia te vendos ligjin e rendin ne Prishtine.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Ben

              Ja dmth niveli i socialisteve, idiote par-excellence. Njerez me te meta mendore, qe keni hup racionalitetin nga urrejtja qe e keni.

              Përgjigjjuni
            2. P
              Pirro l

              Të japë opinion për Dritan Goxhajn edhe ky vemja, spiun servili… këllirë komplet

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pouuuuroooo

                Te vjene keq per nje spiune iranian...

                Përgjigjjuni
              2. T
                Tangulit Tangulita

                Frok Cupi ke tē drejt po ku marin vesh karrat e mbaruar qē duan vetēm oetlla nga qelli e bythēn nga Djelli.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fshatari

                  UCK dhe VV u ndane kur UCK refuzoj ndihmen nga vendet e Lindjes se Mesme Pati luftetare te UCKse qe dezertuan nga lufta sepse kerkonin te vinin vellezerit muslimane ne UCK Me vone keta perfuanduan ose ne Siri ose ne sherbim te Iranit.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje