Ministri i Drejtësisë Toni Gogu zhvilloi sot takimin me komunitetin ndërkombëtar të donatorëve, duke propozuar një qasje të re koordinimi: nga logjika e projekteve drejt matjes së rezultateve konkrete për qytetarin.
“Për vite me radhë pyetja ishte nëse mund të ndërtonim institucionet e reja të drejtësisë. Sot pyetja është nëse ato po japin rezultatet që presin qytetarët,” deklaroi Ministri Gogu.
Argumenti qendror i takimit ishte se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të reformës: fazën ku institucionet gjykohen nga performanca, ndikimi i tyre dhe rezultatet reale.
"Buxheti i institucioneve të drejtësisë është rritur nga 66 milionë Euro në vitin 2020 në 135.6 milionë Euro sot — rritje mbi 105% në gjashtë vite, me 709 vende pune shtesë të krijuara. Mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë për 2025–2027 arrin 43.8 milionë Euro — si komplement, jo si financim kryesor. Ky nuk është ndryshim shifror — është ndryshim cilësor," tha Ministri.
Lini një Përgjigje