Kim Jong Un jep urdhrin e ri: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

23 Qershor 2026, 15:00Bota TEMA
Kim Jong Un jep urdhrin e ri: Koreja e Veriut përshpejton programin

Koreja e Veriut ka deklaruar se do të përshpejtojë forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe programit bërthamor, ndërsa lideri Kim Jong Un ka akuzuar SHBA-të dhe Korenë e Jugut se po rrisin praninë ushtarake në rajon.

Gjatë një takimi 3-ditor të Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut, Kim tha se vendi i tij do të vazhdojë të zhvillojë aftësitë mbrojtëse përballë asaj që e cilësoi si kërcënim nga kundërshtarët.


Sipas agjencisë shtetërore koreano-veriore KCNA, Kim pretendon se planet e Koresë së Jugut për të pajisur forcat e saj me nëndetëse bërthamore dhe modernizimi i ushtrive në rajon po e çojnë Gadishullin Korean “në prag të një lufte bërthamore”.

Ai theksoi se Pheniani do të zgjerojë dhe forcojë më tej “forcën parandaluese bërthamore” për vetëmbrojtje.


Analistët thonë se deklaratat e Kim synojnë të justifikojnë zgjerimin e kapaciteteve bërthamore të Koresë së Veriut dhe të forcojnë idenë se vendi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga armët bërthamore.


Takimi i Partisë së Punëtorëve konfirmoi se zhvillimi i forcave bërthamore do të vazhdojë me ritme të shpejta, duke e bërë më të vështirë rikthimin e negociatave për çarmatosjen bërthamore.


Koreja e Veriut, e cila është nën sanksione ndërkombëtare për shkak të programit të saj bërthamor, prej vitesh e cilëson veten si një shtet bërthamor “të pakthyeshëm”. Ndërkohë, tensionet mes dy Koreve mbeten të larta, pasi lufta e viteve 1950-1953 përfundoi me armëpushim dhe jo me një traktat paqeje, duke i lënë dy vendet teknikisht ende në gjendje lufte.

2 Komente

  1. D
    Duhet frenuar Kim Jong Un

    Koreja e Veriut mund te ofroje mburoje berthamore Iranit, larg qofte kjo! Perendimi nuk duket se ka mundesi ta ndaloje kete. Vetem Kina e Rusia mund te frenojne Kim Jong Un qe i shkruan letra dashurie Atij, sic thote vete Ai por Un nuk e konfirmon.

    Përgjigjjuni
    1. a
      arrifi

      ......oooo Trampo ku je mor jahu, pse e lejon Korene e veriut te zhvilloje programe per qellime ushtarake dhe Iranin jo .Ose ske bythe te matesh me Kimetin ose si hajdut nafte ske interesa ne kete rajon ose te dya bashkë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje