Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, deklaroi këtë të martë se suksesi i marrëveshjes kornizë të arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit do të varet sipas tij nga zbatimi korrekt i angazhimeve të marra nga të dyja palët.
Përmes një postimi në platformën X, Pezeshkian theksoi se efektiviteti i bisedimeve lidhet drejtpërdrejt me respektimin e plotë të detyrimeve të dakorduara.
“Efektiviteti i bisedimeve varet nga angazhimi i plotë ndaj detyrimeve të rëna dakord dhe zbatimi i tyre i saktë. Progresi në këtë rrugë do të matet me respektimin praktik të përgjegjësive të pranuara. Deklaratat jashtë tekstit të rënë dakord nuk ndihmojnë në avancimin e negociatave”, shkroi ai.
Deklarata vjen një ditë pasi negociatorët amerikanë dhe iranianë shprehën optimizëm pas raundit të fundit të bisedimeve të zhvilluara në Zvicër. Megjithatë, palët kanë dhënë sinjale të ndryshme sa i përket rolit të inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe aksesit të tyre në centralet bërthamore iraniane.
Lini një Përgjigje