Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, gjatë një interviste për emisionin Të Paekspozuarit, u shpreh se e ndjen veten pjesë të Shqipërisë së re që kërkojnë protestuesit.
I pyetur nga Ylli Rakipi lidhur me sloganin kryesor të protestës "Rama n'burg, Berisha n'burg", Gjoni tha se ata që bërtasin për Berishën, janë të paguar.
Biseda në studio:
Ylli Rakipi: Protestuesit thonë duam Shqipëri të re. Ju e ndjeni veten si pjesë të Shqipërisë së re?
Gjin Gjoni: Pavarësisht se jam në moshë pothuajse me ata që janë në studio, në politikë kam hyrë rishtaz.
Ylli Rakipi: Të pyeta a e ndjen veten? Unë përshembull nuk e ndjej se nuk kam ç’të jap. Ti e ndjen?
Gjin Gjoni: Po sepse kam qenë pjesëmarrës në çdo kauzë që nga dita e parë.
Ylli Rakipi: Po doktori mund ta ndjejë veten për Shqipërinë e re? Ka vend për doktorin Shqipëria e re?
GJin Gjoni: Padyshim, që nga dita e parë e ka mbështetur protestën.
Lini një Përgjigje