Deputetja socialiste Besa Spaho ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën që prej më shumë se tre javësh po zhvillohet kundër projektit të paralajmëruar në Zvërnec. Sipas saj, protesta ka devijuar nga kauza fillestare dhe po përdoret për të penguar një investim që ajo e konsideron jetik për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.
Spaho shprehet se refuzimi i një investimi prej 4 miliardë eurosh do t’i dërgonte një sinjal negativ investitorëve të huaj, ndërsa paralajmëron se pas protestës fshihen interesa që synojnë të dëmtojnë ekonominë, turizmin dhe imazhin e Shqipërisë.
Më poshtë reagimi i saj i plotë:
Shqipëria që rritet, edhe kur kjo bezdis disa.
Dita e 23-të e protestës. Nisëm me Zvërnecin dhe përfunduam te Kodi Zgjedhor. Shumë mirë, efekte të pritshme të një vendi demokratik.
Në fakt, kjo protestë nuk më bindi asnjë ditë, sepse arsyen fillestare të saj thjesht nuk mundesha ta përkrahnja dhe, sa munda, miqve të mi u fola mbi qasjen time.
Si mund të kesh luksin të refuzosh një investim 4 mld euro?
Protesta e nisur për Zvërnecin nuk ishte asgjë më shumë sesa ingranim i të gjithë strukturave të huaja për të penguar zhvillimin e saj.
Investimi prej 4 mld eurosh prishi gjumin e shumë faktorëve.
Gjithmonë zhvillimet e mëdha shoqërohen me futjen e shkopinjve në rrota.
Kush i tejkalon dhe kush ngec.
Shqipëria, fatmirësisht, falë lidershipit të krijuar, ka kaluar çdo sulm. E dini pse? Sepse një armatë njerëzish e duan Shqipërinë dhe punojnë çdo ditë për ta parë atë në majën e shteteve europiane.
Sulme për ekonominë, sulme për turizmin, sulme për prishjen e bashkëjetesës fetare dhe, në fund, trazira për ta bërë Shqipërinë një vend të pasigurt, kur shumë investitorë të huaj, sot që flasim, kanë sytë dhe mendjen tek ajo.
Nëse ky investim nuk bëhet, kini parasysh diçka: kurrë më asnjë investitor nuk do të shkelë në Shqipëri.
Ne dalim nga çdo axhendë investimi, sot e përgjithmonë.
Fqinjët kërkojnë medoemos ta marrin investimin dhe kush do t’u thoshte jo?
E të tjerë ndërtojnë teori konspirative mbi Izraelin, duke kontaminuar qeliza të caktuara të komuniteteve myslimane, vetëm e vetëm për të prishur bashkëjetesën e shkëlqyer fetare në vendin tonë.
Në opinionin tim, investitorët duhen falënderuar publikisht, që në morinë e bukurive të Mesdheut, e që s’janë të pakta, zgjodhën Shqipërinë.
Kudo që do të vinin gishtin, do të falënderoheshin publikisht dhe burokracitë do të zeroheshin, sepse çfarë më shumë se një investitor i huaj mund t’i shërbejë ekonomisë së një vendi?
Mos u përdorni. Qëllimet dashakeqe nuk do të arrihen dhe, kur t’i zbuloni ato me kalimin e ditëve, do të ndiheni të fyer dhe të përdorur.
Kështu më vjen t’ju them vetëm një gjë nga zemra: dëshira për ta parë Shqipërinë në majat e turizmit elitar, duke forcuar ekonominë e vendit dhe duke e kthyer atë në një nga epiqendrat e turizmit mesdhetar, është më e madhe se çdo gjë tjetër.
Në fund të ditës, nuk po shitet asgjë, nuk po fshihet asnjë plan i errët apo skenar konspirativ.
Ajo që po ndërtohet është një vizion zhvillimi për Shqipërinë, që krijon vende pune, tërheq investime dhe u jep më shumë mundësi qytetarëve tanë.
Hiqni dorë nga frikërat e sajuara. Shumë e vështirë të flasim me fakte në epokën e rrjeteve sociale, por do t’ia dalim, si gjithmonë.
Shqipëria meriton të ecë përpara.
Filluan anetaret e partise sipas porosise se kryetarit! Qenkan te trashe keta apo bejne vete? Nuk pjerdh njeri per deklarata me! Edhe ata pleq qe votonin per ju do ikin. Disa do vdesin dhe te tjeret do tu kthejne shpinen! Paskan qene fare me e keqe se partia e punes.
Ne kohen kur pati nje bum teoria e "ngrohjes globale" , filluan te beheshin studime te pafundme per ndikimin e gjerave te ndryshme ne ngrohjen globale , studime qe thithnin shume leke......Ishte nje biolog qe sapo kishte perfunduar detajet e nje studimi mbi jeten e ketrave. Por asnje organizem nuk po i jepte financim ...U mendua sa u mendua dhe vendosi qe ta ndryshonte studimin e tij ne " Ndikimi i ketrave ne ngrohjen globale"......pas kesaj vershuan leket edhe per te !!!!!
Seshte cudi qe ka edhe perfitime politike nga protestat. Gjithesesi realiteti nuk ndryshon. Zona e mbrojutur po shkaterrohet nga korrupsioni qe ka mposhtur pushtetaret, duke filluar nga plaku mere mender jush z. Sali Berisha e pjella e tij, me gjithe kete te te gjatin qe del e mburret me arrogance kudo. Ne proteste gjithashtu ka shume me sa duhet ka shume nga vende qe as qe e kane idene se ku bie Zverneci