BE vlerëson ecurinë e Shqipërisë, Costa: Negociatat mund të mbyllen brenda vitit 2027

22 Qershor 2026, 20:31Politika TEMA
BE vlerëson ecurinë e Shqipërisë, Costa: Negociatat mund

Nga samiti me Moldavinë, presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa ka vlerësuar ecurinë e shpejtë të Shqipërisë dhe Malit të Zi me negociatat, si dhe objektivin e Tiranës zyrtare për t’i mbyllur ato brenda vitit 2027.

“Ne duhet që ta realizojmë procesin e zgjerimit sa më shpejt të jetë e mundur. Po ecim shumë shpejt, për shembull, me Malin e Zi. Ndoshta mund të përfundojmë negociatat me këtë shtet deri në fund të këtij viti. Po shkojmë mirë me Shqipërinë. Shqipëria ka dëshirën të përfundojë negociatat deri në fund të vitit 2027. Sigurisht, Këshilli Evropian do të marrë vendimet e duhura. Si shtetet kandidate dhe ato anëtare duhet të kuptojnë ndjenjën e urgjencës. Kjo do të thotë se duhet të punojnë më shpejt dhe më shumë për të arritur rezultate, për të përmbushur të gjitha kriteret dhe për të ecur përpara sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Dinamikat janë shumë të qarta, udhëheqësit evropianë, shtetet anëtare, parlamenti, të gjithë ne e kemi të qartë se është e rëndësishme për ne, për arsye gjeostrategjike, të kemi zgjerimin e BE-së. Kur një shtet kandidat performon në mënyrën si Moldavia në këtë rast, meriton që të ecë përpara drejt integrimit evropian. Një proces zgjerimi i bazuar në meritë nuk do të thotë i ngadaltë, do të thotë i drejtë. Deri më tani nuk jam e shqetësuar për procesin, përkundrazi jam e bindur se do të kemi sukses së bashku”.

Në mbledhjen e tetorit, Këshilli Evropian do të diskutojë sërish për të ardhmen evropiane të rajonit tonë.

9 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!!

    Patjeter....hapet b*tha...mbyllen negociatat-------predikim nga specialistet e "Portes se mbrapme" te BE !!!!!

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qamili11

      Na hongsh karin oj Dire

      Përgjigjjuni
    2. a
      a.a

      nuk isha shume pro per ne BE per faktin e kostove te larta te jeteses por tani them nje ore e me pare te futemi. Keshtu vendoset dogana e nuk futet serb e kosovar pa vize e kontrolle ne Shqiperi.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Do u bjer te fiket "Revolucionarve".

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron i Vertete

          Pirdh pirdh Aron i Rreme se lirohesh.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            E di qe ate ben me mire rreshqitje mentale, vetem pjerdh po keto lojera nuk te shkojne sado qe po mundohesh shume. hahaha

            Përgjigjjuni
        2. A
          Aron

          Mos largimi Rames eshte nje penges per BE.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            hahahahaaaaaaaaaaaa qesharak krejt.

            Përgjigjjuni
          2. 3
            35 grup kapituj

            Shqiptarēt po largohen nga BE.Dikur paguanin 1000 DM pēr tē kaluar nga uji i ftohtē pēr nē Leçie, ndērsa tani paguajn 20 000 paund nga Pas de calais nē Londēr.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje