Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

22 Qershor 2026, 21:35Politika TEMA

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Nga Ylli Pata

Incidenti në ambasadën e Izraelit ka sjellë reagime të shumta nga të gjitha trevat shqiptare, të cilat janë shokuar nga një ngjarje që nuk kanë menduar se mund të ndoshte tek ne.

Megjithatë, duhet thënë kjo ngjarje e rëndë nuk erdhi rastësisht, edhe pse në realitet pekspertë të tbliku shqiptar në shumicën dërmuese të tij ka një marrëdhënie miqësore me hebrenjtë dhe qytetarët e Izraelit, të cilët ka kohë që janë të pranishëm si turistë, apo edhe si investitorë apo profesionistë të lirë si mjekë, artistë, apo edhe ekspertë të teknologjisë së informacionit.

Gjatë regjimit të Enver Hoxhës, ka pasur një politikë të qartë dhe konstante kundra Izraelit, që në atë kohë konsiderohej si “shtet sionist”. Por, megjithë këtë frymë të qartë, edhe regjimi komunist nuk ka pasur asnjëherë një frymë antisemite në propagandën e tij kundra Izraelit. Po të krahasosh propagandën e vendeve komuniste arabe të kohës si Egjipti i Naserit, Libia e Gedafit, Siria e Hafez al-Assad, apo edhe Iraku i Sadam Husseinit, pa përmendur Iranin e Ajatollah Khomeinit, diferenca është shumë e qartë. Të gjithë këto vende, të cilët jo vetëm nuk e njohin Izraelin, por duan ta zhdukin nga faqja e dheut këtë shtet dhe banorët e tij, kanë një gjuhë të egër antisemite, gjuhë që nuk është thjesht ideologjike apo e shekullit të 20. Apo një rimarrje të Vëllazërisë Muslimane që themeloi Islamin politik pas rrëzimit të Perandorisë Osmane.

Antisemitizmi, është një traditë e pandarë e marrëdhënieve të hershme dhe të botës politike muslimane.

Kjo frymë, kjo gjuhë, ky diskurs erdhi në botën shqiptare; në Kosovë e Maqedoninë e Veriut si fillim, e më pas në Shqipëri, në vitet 90 të shekullit 20. Hebrenjtë me shqiptarët, jo vetëm në trevat shqiptare, por edhe në më gjerë në Ballkan, kanë pasur një marrëdhënie perfekte. Selaniku, që është qyteti më kosmopolit i Ballkanit deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, ku hebrejtë e shqiptarët kanë pasur një marrëdhënie të afërt dhe të rëndësishme në komunitet. Muslimanët, qoftë edhe më praktikantë e konservatorë në Shqipëri nuk kanë pasur një relacion problematik me hebrenjtë, të cilët në shoqërinë shqiptare kanë qenë të pranishëm vazhdimisht në histori.

Por pas vitit 90, organizatat nga vendet arabe financuan infiltimin e një gjuhe antisemite. Natyrisht jo në komunitet, por në publik. Nisi në mjedise fetare, media, duke u kthyer më pas në një fenomen dominant, sa mund të thuhet hapur se ka disa vite që televizionet më të mëdha të vendit e kanë kthyer antisemitizmin në një rend të ditës.

Termi pezhorativ “çifut” i përdorur gjatë komunizmit, por që u hoq pas viteve 90 si diskriminues ka fituar të drejtën e qytetarisë nga Alfred Cako dhe emra të tjerë që kanë zërin e parë në emisionet televizive.

Ky diskurs, pas masakrës së tmerrshme të 7 tetorit 2023 erdhi e u shtua si një agjendë politike. E ardhur kallëp nga Turqia e Erdoganit. Mediat e financuara dhe analistët që janë në listën e pagave të organizatave të mbështetura nga Turqia janë kthyer prej kohësh në agjitpropë të antisemitizmit. Të cilin e fshehin me termin “antisionizëm”.

Të lexosh prej kohësh këto media, shikon jo vetëm një gjuhë të ashpër ndaj qeverisë të Benjamin Netanjahut apo establishmentit të Izraelit, por edhe ndaj hebrenjve. Gjuhë që duket qartë si impportin i diskursit që vjen nga propaganda e qarqeve të Erdoganit në Turqi, por edhe islamit politik që ka si rrënjë Vëllazërinë Muslimane, si dhe shtetin klerikal të Ajatollahëve.

Antisemitizmi apo antisionizmi, është një axhendë politike edhe në Europë, kryesisht te parti të ekstremit të majtë apo të djathtë, e vërtetuar se ka financime me miliarda nga vendet e Gjirit. Katargate e zbuluar në Parlamentin Europian nuk ishte vetëm një kapitull i vogël, ku në Shqipëri ka faqet e saj të kësaj propagande.

E cila nuk është një agjendë që vjen nga shtëpitë klerikale në mënyrë të natyrshme, por si axhendë politike e jashtme.

Mjafton të shikohet konferenca e shtypit e Erdoganit me Edi Ramën kur u inagurua xhamia e madhe në Tiranë, për të parë se gjithçka ndryshoi një ditë më pas. Ku të gjithë përfaqësuesit e islamit politik që kishin qenë përkrahës të Edi Ramës, ju vërvitën sa hap e mbyll sytë.

Pra, incidenti në ambasadën e Izraelit, edhe pse ishte shumë i rëndë, ka një sfond shuumë të qartë dhe permanent. Mjafton të shikohet gjuha e përdorur në rrjetet sociale të faqes së ambasadës së Izraelit në Tiranë, ku gjuha toksike e bullizmi i ngjan vetëm gjuhës së njëjtë që ndodhi në faqet e ambasadës së SHBA kur Sali Berisha u shpall Non Grata. Mjafton të shikosh adresat dhe orientimin e llogarive që përdorin këtë gjuhë, për të parë se nuk kemi të bëjmë me një mjedis antisemit nga shqiptarët, por me një axhendë politike që kërkon të zërë rrënjë. Por që fatmirësisht nuk po gjen e nuk do të gjejë terren.

TemA

 

6 Komente

  1. d
    dfjgh

    O Ydhi, ti dhe gjithe sahanlepiresit e pushtetit nuk keni hallin e antisemitizmit por te anti ramizmit. Populli nuk eshte ngrite kunder semiteve por kunder hajnave socialiste qe po e shbejne kete vend. Kurre gjate historise populli shqiptar nuk ka shfaqur ndjenja antisemite,perkundrazi.Asnje propogande nuk e mbulon dot faktin se kjo proteste drejtohet kunder rames dhe pushtetit te tij te korruptuar e arrogant dhe se asgje nuk do ta ndale kete rini e kete popull te rifitoje te drejtat e lirine e tij ku largimi nga pushteti i klikes se Rames eshte parakusht. Dil or djale e bashkohu moshatareve te tu, bashkoju kesaj rinie e qe po e ben kete vere me te bukuren e 35 viteve , shijoje edhe ti kete atmosfere entuziaste e mos rri peng i nje rroge te qelbur e i nje mercenarizmi te shpifur te nje bande hajnash qe po e shkaterrojne kete vend qe eshte edhe i joti.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlonjati

      Ha mut ha ti me emrin plot me bashkëtingëllore, zagar I fëlliqur .

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits !!!!

        Ne kohen kur pati nje bum teoria e "ngrohjes globale" , filluan te beheshin studime te pafundme per ndikimin e gjerave te ndryshme ne ngrohjen globale , studime qe thithnin shume leke......Ishte nje biolog qe sapo kishte perfunduar detajet e nje studimi mbi jeten e ketrave. Por asnje organizem nuk po i jepte financim ...U mendua sa u mendua dhe vendosi qe ta ndryshonte studimin e tij ne " Ndikimi i ketrave ne ngrohjen globale"......pas kesaj vershuan leket edhe per te !!!!!

        Përgjigjjuni
      2. ?
        ???

        Ore aalma e safet gicit eshte ajo me banderol?

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          Protestuesit ne burg ne kampin ne Gjader Jane anti shqiptare. Jane te shitur te Irani . Dhe Sala ne burg, mos harroni dhe Diren se ajo eshte shume kurve

          Përgjigjjuni
          1. U
            Usa duhet te shpalle urgjent nongrata Kurtin, mini

            Antisemitizmi ne Ballkan po nxitet nga sekti musliman extremist i Kurtit qe sillet si bande e felliqur antishqiptare dhe anti perendimore. Nese Usa dhe Izraeli nuk ja perplasin ne fytyre faktet Gjermanise se Merz duke i kerkuar nderprerjen e mbeshtetjes per Kurtin, ky sekt mund te guxoje te turbulloje jeq Ballkanin. Edhe Greqia rrezikon shume nga kjo loje islamikesh.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje