Organizatorët publikuan 5 kërkesat, Klosi: Nuk kemi më një protestë qytetare, por një protestë politike

22 Qershor 2026, 22:10Politika TEMA
Organizatorët publikuan 5 kërkesat, Klosi: Nuk kemi më një

Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi tha në Euronews Albania se dita e sotme, ku  organizatorët e protestës paraqitën 5 kërkesat kryesore, shënon momentin e konsolidimit të një ekipi përfaqësues që do të jenë zëri publik dhe politik i protestës.

Sipas Klosit, tanimë nuk do kemi më një protestë qytetare po një protestë politik dhe alternativat e tyre do garojnë përballë PS dhe partive të tjera në zgjedhjet e radhës.

“…Si duket paskan kaluar te modeli i partisë së vjetër opozitare që një herë në javë të kalojmë ta bëjmë protestën kombëtare, e kishim një model të tillë. Ata kishin molotovin, këta s’e kanë. Sa i përket kërkesave… e vetmja e re sot është që u konsolidua një ekip përfaqësues, po përpiqen për zgjedhje të lira transparente për në komitet drejtues që do të jetë zëri publik i protestës. Deri tani nuk kemi pasur zë publik të protestës, por që të kërkosh dorëheqjen e kryeministrit besoj se është detyra numër një e çdo force politike opozitare, për të pasur mundësi të garojnë në garën e radhës. Fakti që po krijojnë një komitet demokratik do të thotë që pas 2 vjetësh do jenë pjesë e garës. Nuk kemi më një protestë qytetare por një protestë politike dhe alternativat e tyre do garojnë përballë PS dhe partive të tjera”, tha Klosi.

5 Komente

  1. L
    Loni

    Sa here flet ky gallofi. Vetem budallaleqe nxjer nga goja. Nivel intelektual zero o klos qypi ke!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      Dhe ti Loni je i pari ne kopene tende,ik flej gjume

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lexues i Gazetes TEMA

      Cfare flet o Klos! Me cfare u perfaqesoka kjo "protesta politike", me te semure psiqike ?

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ben

        Po protestat politike jane o koqe! Ne Shqiperi duhet te ishin bere protesta cdo dite qysh nga 1995 e sot.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje front islamik mund te krijohet ne Ballkan

          Protesta duhet te rregjistroje partine e vet politike dhe te nderprese financimin nga Irani. Aty ne shesh le te rine deri ne 2029, te zbatojne ligjin qe te perballen ne zgjedhje me PS e PD. Te bejne kujdes se mos perfundojne si partite e Gones dhe Lapajt. Mbase u behet mire ti bashkohen partise se Qorrit meqe ajo i ngjan VV, dhe mund te kene shans te marrin pushtetin ne 2029. Por nderkohe mund te bashkohen me Kurtin dhe VLEN-in dhe te krijojne hapur nje front islamik ne Ballkan, front te cilin Nato do ta shperngulte ne Polin e Jugut, ku donte udhqehen me kakardhite e penguineve.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje