Rama pas revolucionit “flamingo”

22 Qershor 2026, 09:55Blog Nga Ylli Manjani

Kështu siç duken gjërat sot, edhe pas shpërthimit të bujshëm të asaj që mund të quhet pa frikë revolucioni “flamingo”, Edi Rama politikisht duket i destinuar të mbetet kryeministër të paktën deri në shtatorin e vitit 2029.

Mund të tingëllojë e pakëndshme për kundërshtarët e tij. Mund të duket e padrejtë për ata që kanë investuar energji, zemërim dhe shpresë në rrëzimin e tij. Por politika nuk funksionon sipas dëshirave. Ajo funksionon sipas raportit të forcave.

Dhe sot nuk ekziston asnjë kërcënim real politik ndaj Edi Ramës.

Po, revolucioni i algoritmeve, i rrjeteve sociale, i videove virale, i indinjatës së organizuar dhe i turmave dixhitale mund ta ketë plagosur disi elektoralisht. Mund t’i ketë shkaktuar konsum. Mund t’i ketë dëmtuar imazhin. Por këto janë plagë me të cilat Edi Rama ka jetuar për vite me radhë.

Madje, po të shohim historinë e tij politike, ai ka mbijetuar me plagë shumë më të rënda se këto. Ka kaluar kriza politike, protesta masive, bojkote, skandale, akuza dhe fushata të tëra kundër tij. Prandaj është e vështirë të besohet se një stuhi algoritmesh, sado agresive qoftë, mund ta rrëzojë atë aty ku kanë dështuar përballje shumë më konkrete.

Problemi kryesor nuk qëndron tek forca e Ramës. Problemi qëndron tek dobësia e alternativës.

Kundërshtarët e tij, bashkësi ku pavarësisht papajtueshmërisë që kam me revolucionet, fus edhe veten, refuzojnë të kuptojnë një rregull elementar të politikës: pushteti nuk rrëzohet vetëm duke demonizuar atë që qeveris. Pushteti rrëzohet kur krijohet një alternativë më bindëse.

Dakord, ta heqim Ramën.

Po kush është përballë tij?

Kjo pyetje mbetet pa përgjigje.

Në vend të saj dëgjojmë nocione abstrakte se “populli do flasë”, se “revolucioni po vjen”, se “sistemi po bie”. Janë formula që tingëllojnë mirë në rrjete sociale, por që nuk kanë prodhuar kurrë qeveri. Populli nuk qeveris si koncept abstrakt. Revolucioni nuk administron buxhete, nuk negocion marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk merr vendime ekzekutive.

Në fund të ditës, politika reduktohet gjithmonë tek një pyetje shumë tokësore: kush është personi që kërkon të marrë timonin?

Dhe pikërisht aty opozita, revolucionarët dixhitalë dhe çdo kundërshtar i Ramës përplasen me murin e realitetit.

Sepse Edi Rama nuk ikën nga zhurma. Nuk ikën nga sharjet. Nuk ikën nga trendet e rrjeteve sociale. Nuk ikën as nga algoritmet, qofshin ato edhe mashtruese.

Edi Rama ikën vetëm kur përballë tij del një lider më i fortë politikisht, më bindës publikisht dhe më karizmatik elektoralisht. Një figurë që arrin të krijojë shpresë aty ku sot ekziston vetëm zemërim.

Kjo ka qenë gjithmonë mënyra se si ndryshon pushteti në demokraci.

Pyetja, pra, nuk është nëse Rama është plagosur. Me sa duket edhe është. Pyetja nuk është as nëse ka pakënaqësi. Ajo ekziston dhe është e dukshme.

Pyetja e vetme që ka rëndësi është: kush është ai që do ta zëvendësojë?

Deri sa të shfaqet një përgjigje serioze për këtë pyetje, Edi Rama do të vazhdojë të mbretërojë. Ndoshta më i konsumuar. Ndoshta më i lodhur. Ndoshta më i plagosur.

Por gjithsesi në fron politik, të paktën deri në shtator 2029...

9 Komente

  1. H
    Hajro Cini

    E kemi alternativen .Osman Stafen

    Përgjigjjuni
    1. x
      xha Braho

      Mese e sakte. Por, por sikur, larg qofte, te jete i perfshire ne korupsion dhe/ose ne grup te strukturuar kriminal dhe SPAK e fakton ne menyre shteruese cfare ndodh? Nejse, nje mundesi hipotetike eshte kjo. Uji ne burim eshte gjithmone i paster. Dhe AI eshte burimi i rilindjes se Shqiperise Europiane!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lomi

        O Majan te legenosi Edi dhe tani ja merr ne GOJE,E Meriton se i tille je

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lom mamseksi

          Lomi po ti baces sale ke 30 vite ia merr ne goje rasti fundit poshte ballkonit ta derdhte nga lart apo jo

          Përgjigjjuni
        2. A
          Agimi

          Analizë perfekte

          Përgjigjjuni
          1. P
            Partia flliqësira

            Qeveria dhe administrata duhet të shunden nga themelet Të zhduken nga administrata njërzit e koruptuar dhe të mbajnë përgjegjsi drejtusit më të lartë për shkeljet Ka ardhur koha që të dalë parti tjetër nga rradhë e PS Jo si LSI a që doli më e koruptuara

            Përgjigjjuni
            1. F
              FALAS

              Nder krizaf e renda qe citove, mos harro Covidin dhe termetet...aty shenoi edhe sukseset e tjera te tij duke mdaluar valen e tmerrshme te vdekjeve epidemike dhe duke i bere qindra familje e mijra njerez me shtepi moderne dhe FALAS! Mos harroni o njerez dhe mos peshtyni mbi veten!

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nuk e mar vesh or ti

                Si ka mundesi mor ?? Dy teza konkrete hedh per diskutim dhe te gjith ata qe nuk japin dot nje pergjigje te hidhen te te masakrojne se ti more sufllaqen, patronazhist , rroft Albin kurti , nuk argumentojne dot asgje thjesht ngren akuza dhe akuzojne kedo qe guxon te ngrere nje pyetje llogjike. Po pse mo kta do vin ne pushtet ?? Kta qe tani sjapin dot nje pergjigje po shajn ter dynjane , car i din njerzit kta rrugace qe flasin si rrugac . Cfar esht drejtimi i shtetit rrobaqepsii . Ne fillim te protestes mu be qefi dhe e perqafova deri diku se njerzit kane halle plot kjo nuk ka diskutim por tani cdo bejm tani ? Do rrim te numurojm njerzit ne shesh jo kan dal kaq apo aq .

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gaetano

                  Per dicka duhen vlersuar manjani dhe Mero. Bukes dhe ata buke I thone. Po gjunjet e tyre akoma i rezistuan cdo kohe. Gjeli vdes gjel, nuk behet dot pule, sado nga nje here ne jete kakarisja e pulaxhinjve ka me se se zoni i gjelit. I jep mend ai koka i synit,dash shehit dhe manjanit. Njesoi si une kisha teknik futbollisti,dhe ti thoja trajnerit, nuk merr vesh nga skema. Shqiptaret duhet ta kene vath ne vesh shprehjen, pordhen mos ja degjo plakut, po llafin po. Sepse eksperienca e jetes e mund cfare te afron Fred cako apo ky albatrosi kompiuterik. Qofsha gabim mbase.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje