Keto dite matematika 1976 festoi 50 vjetorin e diplomimit. Ishte nje ngjarje shume e rendesishme dhe mbreselenese e nje grupi te mesuesve mjaft te njohur te vendit tone, fotot e bashkengjitura do freskojne kujtesen e shume njerezve. Shume lexues do te emocionohen nga ky informacion qe po u paraqitet, pasi shume shqiptare kane pasur mesues matematike, keta mjeshtra te mesimidhenies. Mjaft njerez te njohur te vendit jane formuar nga ndikimin eduaktiv i ketyre mesuesve te matematikes
Kursi i matematikes e ka nisjen ne vitin 1972. Ne kete kurs u rregjistruan 85 studente qe vinin nga krahina te ndryshme te Shqiperise. Ne perberje te ketij kursi ishin nxenes te zgjedhur nga shkolla te ndryshme te vendit. Thuhej se ne kete perzgjedhje kishte marre pjese ne nje fare mase edhe departamenti i matematikes i Shkencave te Natyres te asaj kohe. Pjestare te ketij departamenti paten asistuar ne provimin e matematikes se matures per te vezhguar nxenes me dhunti matematikore.. Ne ate kohe autoritetet e larta te vendit kembengulnin per formimin matematik te nxenesve te shkolles se mesme si dhe ne pergatitjen e matematikaneve te ardhshem, si kuadro teper te nevojshem per ekonomine e vendit ne zhvillim.
Keshtu qe kontigjenti i nxenesve te ardhur ne degen e matematikes ne vitin 1972 ishte teper cilesor. Rreth 60% e tyre ishin maturante ekselente. Ata vinin nga ajka e shkollave te mesme, dhe ne menyre absolute ishin minimumi ne peseshen me te mire te shkollave perkatese (ne mos me te miret).
Ne degen e matematikes kishte pedagoge mjaft te zote dhe figura te shquara te shkences se asaj kohe. Stafi akademik i departamentit kishte ne perberje akademike si Petraq Pilika, Mina Naqo, Aleko Minga; pegagoge te perkushtuar si Mishel Fundo, Kiço Fundo, Petraq Petro,Agim Karçanai, Aristokli Çifliku, Agim Burdullla dhe duke u plotesuar me te rinjte me perspektive ne ate kohe si Llukan Puka,Sefedin Xhemalçe, Pranvera Baholli, Çezar Teliti, Skender Gjinushi, Burbuqe Pepo, Lida Konomi. Mos te harrojme profesor Qazim Turdiun qe na mesoi bazat e profesionit te mesuesit te matematikes me metodiken e tij ekselente.
Ne kete 50 vjetor u kujtuan disa prej tyre per ti falenderuar per formimin qe na dhane
Petraq PILIKA (1924–2009) Matematikan, profesor, akademik, “Mësues i Popullit”. U diplomua në degën e matematikës të Universitetit “Lomonosov” të Moskës (1946–1951). Më 1951 u emërua përgjegjës i katedrës së Matematikës e të Fizikës në Institutin e Lartë Pedagogjik të Tiranës. Kreu studime të rëndësishme në fushën e teorisë së funksioneve, botuar në revista të vendit e të huaja. Ka qenë përfaqësues i Shqipërisë në disa forume shkencore ndërkombëtare dhe pjesëmarrës në kongreset botërore të matematikës (Nisë, 1970; Helsinki, 1978).
Shaben Baxhaku 1931-1992) Prof. Shabani ka qenë nji nga lëvruesit e parë e të sukseshëm të kërkimeve gjeometrike në Shqiperi. Ka botuar mjaft artikuj e studime, ndër to dhe një studim të plotë për kongruencat vijëpërkulta në hapsirën projektive.
Në jetën relativisht të shkurtër të arsimit të lartë në Shqipëri, figura e doktorit të shkencave matematike, profesorit Shaban Baxhaku pa dyshim është një nga më të spikaturat.
Mendimet e professor Shabanit për forcimin e formimit matematiko-natyror në të gjitha hallkat e shkollës, kanë qenë gjithmonë racionale dhe me ndikime pozitive.
Kristaq Fundo 1906-1984 Veprimtaria e Prof. Fundos iu përgjigj më së miri detyrave që shtronte koha për zgjidhje dhe e renditi ndër ata që lanë gjurmë,
Ai ishte aq i thellë, aq frymëzues sa dukej sikur i buronte nga thelbi i qënies dhe kushtëzonte tërë ritmin e jetës së tij. Atë e ripërtërinte fuqishëm një punë e përditshme zbulimi të hireve të mistershme të kësaj shkence, që i sillte përjetime kënaqësish që rrallëkush i ka provuar si Kristaq Fundoja.
Misheli Fundo profesori i Analizes matematike në vitet universitare, një talent i lindur në matematikë, ishte jo vetëm një lektor elokuent, por edhe një studiues serioz e i pasionuar, shumë punime të të cilit janë botuar në revistat shkencore të kohës.
Akad. Petraq Petro 1944–2021 do të mbahet mend për kontributet e tij shkencore të vlerësuara brenda dhe jashtë vendit në fushën e matematikës së specialitetit dhe të algjebrës, si autor tekstesh shkollore dhe universitare (jo pak por rreth 25 tituj të botuar dhe ribotuar duke nisur që nga viti 1970); si studiues kreativ i fushës që iu kushtua (mbi 25 artikuj shkencorë të botuar pjesa më e madhe jashtë vendit në revista të profilizuara me faktor impakti dhe me pranim me konkurrencë);
Mina Naqo 1939-2025 Jeta profesionale e Prof. Mina Naqos mbeti thellësisht e lidhur me Universitetin e Tiranës, ku ai shërbeu si një pedagog i nderuar dhe mentor për breza të tërë studentësh. Me prani të qetë dhe autoritet shkencor, ai frymëzoi studentë dhe kolegë — një model i vërtetë i ndershmërisë së thellë, përkushtimit të palodhur dhe pasionit për dijen. Tekstet e tij mësimore dhe botimet shkencore kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në arsimin matematikor shqiptar, duke formuar mendjet e mijëra studentëve.
Aleko Minga Profesor i nderuar, erudit shkencor dhe letrar, njohes i jashtezakonshem ne detaje, historian dhe hulumtues i te rejave me te fundit
Eshte fat i madh per ne, qe patem profesoret me te nderuar ne fakultetin e shkencave te natyres. Por profesor Aleko Minga ishte i vecante, me nje kulture e njohuri te rrala, nje metodist i shkelqyer, komunikues qe e oervetesonim leksionin ne oren e mesimit. Ne kete pervjetor te lindjes se tij, i uroj shendet e jete te gjate profesorit tim te dashur Aleko Minga!!
Qazim Turdiu 1917 – 1989
Gjatë karrierës së tij 44-vjeçare, edukoi me mijëra kuadro dhe fitoi famë për nivelin e komunikimit në auditor dhe objektivitetin në vlerësimin e studentëve. U shqua si didaktist e metodist i matematikës, duke dhënë ndihmesë të madhe në rritjen e nivelit shkencor dhe në kualifikimin profesional të mësuesve të lëndës së matematikës.
Njihet si autor i shumë programeve shkollore, teksteve dhe monografive, duke përfshirë ato mbi metodikën e matematikës, gjeometrinë analitike, analizën matematike, trigonometrinë plane, historinë e matematikës, etj.
Studimet zgjaten 4 vite per mesuesit e ardhshem te matematikes dhe 5 vite per matematikanet e prodhimit. Keta te fundit pas dy viteve studimi , formuan nje grup te vecante mesimor prej 8 vetash.Ky grup u perzgjodh mbi bazen e rezultateve qe kishin arritur gjate dy viteve te para. Ata qe fituan te drejten te ishin ne kete grup kishin nje mesatare notash te dy viteve te para, mbi 8.2. Studentet e ketij kursi arriten rezultate mjaft te mira Rreth 10 nga keto te diplomuar arriten te jene pjese te departamenteve te matematikes se shkollave te larta, pra pothuajse 20% te diplomuarve. Nje pjese pak me e vogel , u bene promotoret e zhvillimt te shkences se informatikes qe po fillonte te lulezonte ne ato vite.Minimumi 10 nga keta studente arriten te programonin ne menyre efikase. Perseri nje pjese e kesaj pjese u bene specialiste te fushes, madje ne vazhdim hapen edhe firmat e tyre private. Persa i perket mesuesise , 1972-1976 la gjurme shume te thella ne mesimdhenie dhe edukim matematik.Ata shpejt arriten te evidentohen si mesues te zote, sidomos nga ana shkencore. Ka mjaft prej tyre qe arriten te lene gjurme si mesuesi me i mire i matematikes nder vite per zonen ku ata ushtruan veprimtarine e tyre. Nga kursi dolen edhe trainues te nxenesve per olimpiada, nje detyre teper e veshtrire qe mund te realizohej vetem nga mesues te pergatitur fort nga ana shkencore. Njeri nga keto arriti rezultate te mahniteshme duke furnizuar per vite me radhe ekipin kombetar te matematikes me nxenes te talentuar qe ai vete i pergatiti. Madje disa nga keto talente arriten te merrnin edhe rezultate ne kompeticioneve nderkombetare. Shume mesues te ketij kontigjenti u bene edhe drejtues te shkollave , duke treguar se kishin edhe aftesi drejtuese.Disa arriten te jene ne kupolen te arsimit, duke u bere drejtues te arsimit te rretheve te tyre
Tani ky brez mesuesish te matematikes i eshte afruar fundit te misonit , por mund te themi me krenari se 1972-1977 spikat si nje kontigjent intelektual qe ka lene gjurme te thella ne jeten e vendit. Paçka se keto gjurme ndofta fizikisht nuk duken qarte, si ato qe lene mjeket qe u edukuan dhe u formuan edhe nga keto mesues matematike, apo si ato te politikaneve qe kur ishin ne banka e shkolles mahniteshin prej tyre, apo si ato te artisteve qe dikur i lodhnin mesuesit e tyre me tekat e dhe plogeshtine intelektuale.
Duke konkluduar mund te themi pa ndrojtje qe diplomantet e matematikes te vitit ne 1976 ishin promotore te formimit te nje seri brezash. Tani ne kete 50 vjetor i urojme te kalojne nje jete sa me te qete duke kujtuar arritjet qe ata paten gjate veprimtarise se tyre.
Respekt per te gjithe emrat e paraqitur me larte,per kontributin e tyre ne shoqerine tone.