Temperaturat e larta alarmojnë Evropën, pjesa më e madhe e kontinentit po përballet me valë të të nxehtit ekstrem

21 Qershor 2026, 16:45Sociale TEMA
Temperaturat e larta alarmojnë Evropën, pjesa më e madhe e

Pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore po përballet me valë të nxehti, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se temperaturat do të vazhdojnë të rriten në ditët në vijim, duke rrezikuar thyerjen e rekordeve të reja historike.

Franca, e cila është ndër vendet më të prekura, shpalli alarmin e kuq në 35 nga 96 rajonet e saj për shkak të të nxehtit ekstrem gjatë së dielës, me temperatura që arrijnë deri në 40 gradë Celsius, duke bërë që autoritetet të shpallin ndalimin e konsumit të alkoolit në festivalet vjetore të Ftesës së Muzikës dhe mbledhin miliona njerëz në rrugët e Francës.

Megjithatë, autoritetet në Paris urdhëruan që parqet të vazhdojnë të mbeten të hapura. Alarme për temperatura përvëluese u shpallën edhe në pjesën më të madhe të Gjermanisë, me temperatura që arrijnë deri në 38 gradë Celsius.

Shërbimi meteorologjik paralajmëroi se një kombinim i nxehtësisë dhe lagështirës mund të shkaktojë stuhi të forta. Përtej Alpeve, temperaturat deri në 37 gradë Celsius kanë ndikuar në jetën e përditshme dhe turizmin në disa qytete italiane, përfshirë Romën dhe qytetin verior të Bolonjës, një nga më të nxehtit në gadishullin Apenin.

Në Spanjë, Federata e futbollit vendosi të mbyllë zonën e tifozëve që ka ngritur me ekrane gjigante në sheshin Plaza de Colon të Madridit, gjë do të thotë se tifozët do ta ndjekin ndeshjen e Kupës së Botës Spanjë- Arabi Saudite në vende më të freskëta.

Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës po i bën valët e të nxehtit më të shpeshta dhe intensive në të gjithë Evropën për shkak të ngrohjes globale.

Lini një Përgjigje