Shkolla verore- Aktivitete dhe argëtim për nxënësit e sistemit 9-vjeçar në Tiranë

20 Qershor 2026, 17:50Sociale TEMA
Shkolla verore- Aktivitete dhe argëtim për nxënësit e

Shkolla ka mbaruar. Nxënësit e arsimit parauniversitar kanë nisur pushimet.  Por këtë vit 45 institucione arsimore publike  në Tiranë dhe 2  në Kamzë po  ofrojnë shkollën verore.  Projekti do të  vijojë  deri në fund të qershorit.

Rreth 7500 nxënës kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë në aktivitetet  verore të shkollës së tyre.  Tek “Dora D’istria” kjo nismë zhvillohet  për herë të parë.

Drejtoresha tregon se  çfarë bëjnë në shkollë nxënësit pa libra. Synimi është  më shumë se  argëtim.

Vitin e shkuar një projekt I tillë u zbatua  në  10 institucione publike, në Tiranë, Kamzë dhe Durrës.  Ndërkohë shumë prindër presin që ky shërbim të shtrihet  dhe në shkolla të tjera në vend  për t’ju ofruar fëmijëvë argëtim në ditët e verës.

Lini një Përgjigje