Nga politika e cringe-it tek meme-t e protestës: Si e humbën politikanët dhe pushteti betejën për algoritmin

20 Qershor 2026, 17:05Blog Bjorn Runa

Gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, u duk sikur politikanët shqiptarë rizbuluan papritur mediat sociale, duke shumëfishuar praninë e tyre aty përmes videove herë serioze dhe ca më shpesh komike. Askund nuk qe më e dukshme se sa në shkëmbimin e videove të stilit “O Rameee”/ “Hë mer Lul” mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit pa parti, Lulzim Bashës. E tyrja dhe më modestisht e disa figurave me më pak ndikim, ishte një përpjekje për të huazuar përmes gjuhës dhe humorit, kulturën e gjeneratës ‘Z,’ por që si çdo imitim përfundoi në një spektakël cringe.

E gjitha ishte veçanërisht ironike për Socialistët, të cilët në fakt kanë qenë në çdo aspekt në pararojë të digjitalizimit të politikës shqiptare, për mirë apo për keq. Një pjesë e suksesit të tyre të vitit 2013, pas dy mandatesh në opozitë, mund t’i atribuohet edhe përdorimit mbresëlënës të Facebook-ut (atëherë rrjeti social më i përdorur në vend). Ata ishin atëherë më dinamikë dhe shumë më të artikuluar se kundërshtarët e tyre sa i përket formave të reja të prezantimit politik.

Megjithatë, duket se e njëjta gjuhë që dikur artikulonte freski, trembëdhjetë vjet më pas është kthyer në “burg” për ta. Ajo që dikur mund të tingëllonte e re, sot shfaqet e mërzitshme, e lodhur dhe më e përpunuar seç duhet, ndërsa e njëjta parti që e pati “algoritmin” aleatin e saj më të madh, tanimë ka rënë në një grackë ku i duhet ta përsërisë pafundësisht viralitetin, në një kohë kur vetë gjuha e rrjetit ka ndryshuar krejtësisht.

Ajo çfarë po shohim me valën aktuale të protestave s’ështe veçse akti i dytë i historisë që pamë mjaft qartë në zgjedhjet e vitit të shkuar. Qeveria ishte investuar seriozisht për të reklamuar punët e saj në rrjetet sociale, shpesh për fat të keq edhe në kurriz të punëve konkrete, por paradoksalisht rrjeti u bë hapësira ku duket se ka humbur të paktën pjesën më të dukshme të betejës. Mjafton të shohësh pankartat e protestës, veçanërisht ato të ditëve të para, dhe do të kuptosh se protestuesit janë krejt të painteresuar të “debatojnë” me argumentet e qeverisë. Në vend që t’i përgjigjen mesazheve të saj, pankartat janë përqendruar tek meme-t, thëniet nga filmat dhe më përgjithësisht, tek ajo që mund t’i referohemi si kulturë popullore. E di që prej ditësh ato vlerësohen për humorin dhe kritikohen si joserioze, por janë në fakt edhe tejet politike, pasi tregojnë se një brez i rritur nga algoritmi, nuk ndihet më i detyruar që t’i përgjigjet pushtetit me gjuhën e tij. Në vend të kësaj, kanë ironinë si mjetin e parë për t’u distancuar nga politika e vjetër.

Por beteja online ka edhe anën tjetër, atë të partive të reja antiestablishment, të cilat e kanë kuptuar se protesta është gjithashtu edhe një moment për të kapur vëmendjen. I kemi parë gjatë këtyre tri javëve udhëheqësit e tyre të filmojnë dhe postojnë veten duke marshuar krahas protestuesve, si edhe duke i shndërruar dy seancat e fundit parlamentare në përmbajtje që mund të bëhet virale në rrjet. Fjalimet e tyre nuk i drejtohen më vetëm sallës së Kuvendit dhe as atyre që mund t’i ndjekin nga shtëpia. Interesi më i madh i tyre duket të jenë klipet 30-sekondëshe që do të qarkullojnë sapo seanca të mbarojë. Kjo shpjegon për shembull nervozizmin gati komik të një politikani si Agron Shehaj, që duket i acaruar maksimalisht edhe nga gjëra që nuk e justifikojnë atë nivel nervozizmi. Qëllimi i tyre nuk është të bindin publikun, por vetëm të “kapin” algoritmin. E megjithatë, pavarësisht dallimit nga performancat “cringe” të politikanëve të vjetër, edhe ata nuk janë tërësisht të pakërcënuar nga të njëjtat rreziqe. Ndërsa klasa e vjetër politike vetëposhtërohej në zgjedhje duke u përpjekur të imitonte rininë, aktorët e rinj anti-establishment kanë ngatërruar viralitetin me fuqinë politike. Ata mund të jenë vërtetë më të artikuluar në gjuhën e re të videove dhe të ngrenë peshë zemrat e njerëzve, por kjo nuk përkthehet domosdoshmërisht në lëvizje. Pyetja që lind është, nëse politika e zhvendosur online mundet të prodhojë diçka më shumë se sa performanca? A mundet ajo t’i kthejë momentet virale në imagjinatë politike afatgjatë?

Fushata e zgjedhjeve parlamentare të vitit të shkuar na tregoi si dështuan politikanët që tentuan të bënin turistin në kulturën e gjeneratës Z. Protestat sot po na tregojnë se rinia dhe gjenerata Z ka hyrë tashmë në politikë pa patur nevojë për leje, duke shënuar një tjetër sukses përballë klasës së vjetër politike. Me gjithë përpjekjen titanike të këtyre të fundit për t’u dukur të rinj dhe modern, në fund u gjendën përballë një brezi që e ktheu politikën e tyre cringe në armë kundër vetë atyre.

8 Komente

  1. B
    Bleu

    Qeveria i kontrollon algoritmet. Kos besoni keta te shitur e te blere

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kola ka me pak tru se flamingo

      Shume filizofi per nje pordheste te mbushur me injorante analfabete. 90%e tyre nuk lexojne keto filozofira edhe ata qe mund te lexojne,nuk dine se ceshte algoritmi dhe mos e perdorni,por gjeni nje gjuhe me te lehte per sazan guralecin apo per kete pelikanin kacurel kola e co

      Përgjigjjuni
      1. T
        Të flasim hapur

        Ha ha ha. Deshi edhe ky shkruesi të thoshte diçka, por nga që nuk kishte asgje per të thënë, ja futi kot. Tani ky e lexon atë që ka shkruar, dhe pyet veten: "Ore, çfare kam dashur të them unë këtu?" Mbasi nuk e gjen dot kuptimin e asaj që ka shkruar vetë, del me perfundimin se në fakt nuk e ka shkruar ai, dhe se dikush i ka kopjuar emrin. Ka edhe keshtu. Ndersa sa per protestën, kjo puna e Gjeneratës Z është vetem një pordhe e madhe. Në protestë jane ndarë grupe grupe. Një grup jane të ndershmit dhe hallexhinjte që kerkojne pronat. Pastaj jane të pakenaqurit me qeverine e Ramës, sepse u hoqen nga pozitat Ku fitonin lekë. Ndenjen kater vjet, por kur Rama i zevendesoi me të tjerë, donin akoma, dhe kane varur turinjte. Një pjesë jane ata te Vetevendosjes se Albinit. Ata duken qarte. Pastaj ke ambjentalistet që kane gjetur shkas per protestë, por faktikisht bëjnë lojen e Soros si anti-Trump. Një tjeter grup jane neo-marksistët e Qorrit. Aty ke edhe anarkistet mercenare we shkojnë në çdo protestë. Ke perkrahesit e Agron Shehajt dhe Adriatik Lapajt qe Jane ne protestë me shprese SE do marrin ndonje pozitë bëjnë faki qe keto parti behen pjesë e qeverisjes. Njeriu rron me shpresë. Pastaj ke Gjeneratën Z që ka hyre aty per sport dhe per gallatë se eshte Hapur loja. Me kalimtare we bashkohen se shohin të njohur aty, dhe bëjnë muhabet. Ke edhe ata të Saliut porvata jane ilegalë aty. Të gjithe këta behen nja 30 mije vetë. Po ja 50 mije per hatrin tuaj. Në shesh fmduken shumë 50 mije vetë, por ne realitet mezi bëjnë dy ose tre deputetë, aq sa kane partitë e vogla tani. Pra? Pesë me hiç.

        Përgjigjjuni
      2. J
        Jon

        BOLE

        Përgjigjjuni
        1. E
          ENTSOE

          Rama eshte 10 hapa para, o zoteri!

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vjosa

            Nje analize pa fill , vetem LLAFE PA lidhje dhe cektesi . Shkrimi do te tregoje se protesta eshte e paster pa lidhje me krimin dhe dasha keq te SHQIPERIS . MJAFTON TE SHIKOSH KUSH E UDHEHEQ KUSH FLET DHE ME ÇFARE FJALORI FLASIN DHE KUSH KA MEND E KUPTON .

            Përgjigjjuni
            1. r
              rezari

              Shkruaj fjalet ne shqip se nuk te marrim vesh. Nuk behesh VIP po perdore fjale te huaja qe shumica e njerzve nuk I kupton.

              Përgjigjjuni
              1. ?
                ????

                Ky bjorna a i madh...aaa tani,ma e cyt ma...????

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje