Menaxheri i futbollit Mario Cenolli komentoi të ardhmen e Granit Xhakës dhe kritikat e fundit të Zlatan Ibrahimoviçit ndaj kapitenit të Zvicrës, gjatë një interviste në emisionin “Mega Botëror” me Altin Sulçen në A2CNN.
Duke folur për mundësinë e një transferimi të mesfushorit shqiptar te Real Madridi, Cenolli theksoi se Xhaka ka një kontratë afatgjatë me Sunderlandin, por pranoi se një ofertë nga "galaktikët" do të ishte e vështirë të refuzohej.
Ndër të tjera Cenolli zbuloi se për Xhakën ka shfaqur interes edhe Manchester United dhe se vlera e lojtarit ka arritur në 35 milionë euro.
“Xhaka ka një kontratë me Sunderlandin 2 plus 1. Por nëse Real Madridi të troket në derë, duhet ta mendosh mirë, pasi bëhet fjalë për një nga ekipet më të mira në botë”, u shpreh Cenolli.
Ai shtoi se trajneri i madrilenëve, Jose Mourinho, e njeh prej kohësh Xhakën dhe ka tentuar ta afrojë edhe më parë kur ishte trajner i Romës.
“Aty është një trajner që e njeh mirë Granitin. Ai ka dashur ta marrë te Roma, por nuk u arrit marrëveshja. Trajneri vazhdon të jetë në kontakt me Granitin, megjithëse nuk e di sa mund të realizohet një transferim i tillë”, deklaroi ai.
Cenolli komentoi edhe kritikat e bëra nga Zlatan Ibrahimoviçit ndaj kapitenit të Zvicrës, pas ndeshjes me Bosnjë Hercegovinën. Sipas tij, Xhaka kishte çdo të drejtë të merrte përsipër ekzekutimin e penalltisë si lider i skuadrës.
“Një kapiten si Xhaka, lideri i Zvicrës, nëse kërkon ta gjuajë penalltinë, e ka këtë të drejtë. Madje mund t’i heqë presionin edhe një lojtari të ri”, tha Cenolli.
“Zlatanit mund t’i ketë djegur edhe fakti që kombëtarja e prindërve të tij, Bosnja, humbi thellë. Këto deklarata për Granitin janë pa vlerë fare. Ai as i lexon dhe as i shikon”, përfundoi Cenolli.
Do veje te Reali per ti mbajtur koqet Mbapes kur ben shurren.
megallomani arnautesh, asnjehere nuk do te ndodh ky tranferim as tek manchesteri dhe as tek reali, xhaka eshte nje futbollist ordiner qe eshte ne perendim dhe asnje klub nuk e do me