Zbulohet plani për merkaton, Interi dhe Asllani drejt ndarjes përfundimtare

20 Qershor 2026, 14:35Sport TEMA
Zbulohet plani për merkaton, Interi dhe Asllani drejt ndarjes

Kristjan Asllani është një nga lojtarët i cili nuk shfaqet në planet e Interit. Zikaltërit madje duan shitjen e kartonit të tij, për të përfituar të ardhura që do të përdoren në merkaton e verës.

Beshiktashi ndërkohë mbetet i interesuar për Asllanin. Sigurisht për një shifër më të ulët se 11 milionë euro, që ishte në klauzolë për blerjen e kartonit.

Kristian Kivu nuk e kishte në plan Asllanin që nga fillimi. Dhe kjo u vërejt te huazimet, fillimisht te Torino dhe më pas Beshiktashi. Mbetet për t’u mësuar se ku do vazhdojë karriera e Asllanit. Fakt është se mbetet larg kampionëve të Italisë.

1 Komente

  1. L
    Lexhenda

    E mori rrogen qyl vellai jone te Interi u be milionier.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje