Prapaskena - Xhaka si Ikari, lider i padiskutueshëm i Zvicrës, por shumë shokë të ekipit nuk ndihen më komod prej karakterit të tij

17 Qershor 2026, 17:20Sport TEMA
Prapaskena - Xhaka si Ikari, lider i padiskutueshëm i Zvicrës, por

Njëra prej medieve më prestigjoze në Zvicër ka raportuar se në dhomat e zhveshjes së kombëtares helvete diçka nuk po shkon dhe për këtë situatë ka një përgjegjës…

“Shumë negativitet, po ndikon për në moralin e skuadrës. Ambienti është bërë toksik”, tha për “Blick” një burim brenda kombëtares së Zvicrës. Personi, i cili kërkoi që të mbetej anonim, ka shpjeguar se me krtikat e bëra, Granit Xhakës ka prekur jo vetëm lojtarët e rinj, por edhe ata, të cilët janë pjesë e Kombëtares prej vitesh.

Mes të tjerash brenda skuadrës disa lojtarë mendojnë se Granit Xhaka po vuan faktin se asnjë lojtar tjetër nuk ka karakterin dhe klasin e tij. Atij i mungon një kundërpeshë, e cila do të stabilizonte disi figurën e tij brenda grupit. Madje e krahasojnë me “Mitin e Ikarti”, i cili u dogj pasi fluturoi shumë pranë diellit.

5 Komente

  1. H
    Hypotese e verifikueshme

    Ka qytetar me miliona euro tē deklaruara, ka dhe nga ata qē s'ksn buk me ngrēne.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Respekte për Xhakën

      Forumi i gabuar vellai. Ose je shumë i thellë, si dikur Maria prej Rrësheni. Granit Xhaka u quajt blerja e vitit ne Premier League, sepse Sunderland sapo hyri ne Premier League kete sezon, u qualifikua per ne kuoat e Europës. Ishte frymezuesi kryesor tek Sunderland. Por ne Angli nuk ka qaramanë. "O xhaxhi trajneri, Graniti më rreh". Ate që beri tek Leverkusen me Alonson, e perseriti tek Sunderland. Si duket, dhoma e xhveshjes e Zvicrës është me gra, dhe jo burra. Graniti është Dardan i vertetë.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tavuni

      "Ikari u dogj prane Diellit" Hidtori Sajesa e Greqidhes.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dardan prej Puke q'ha gjusm buke

        Jo “Mitin e Ikarti” por mitin e karit thuaj...

        Përgjigjjuni
        1. W
          Wow, po ky koment? Ç'ne?

          Kenke taman Trap prej Puke, qi hake nji furrë buke.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje