Ministri i Drejtësisë Toni Gogu takohet me homologun holandez Van Weel: Bashkëpunim në drejtësi dhe luftë kundër krimit të organizuar

17 Qershor 2026, 18:00Politika TEMA
Ministri i Drejtësisë Toni Gogu takohet me homologun holandez Van

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi një takim me Ministrin e Drejtësisë të Holandës, David Van Weel, ku u diskutuan fushat kryesore të bashkëpunimit dypalësh në funksion të integrimit europian të Shqipërisë.

Ministri Gogu e vlerësoi Holandën si partner kërkues, por konstruktiv. "Diskutojmë rezultatet, diskutojmë projekte konkrete sesi Shqipëria të mundet të përfundojë ëndrrën dhe projektin e anëtarësimit europian", u shpreh ai.

Në fokus të takimit ishin reforma gjyqësore, forcimi i shtetit të së drejtës, aksesi i qytetarëve në drejtësi — përfshirë ndihmën juridike dhe ndërmjetësimin — si dhe bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar.

Ministri Van Weel, i cili mori detyrën në shkurt të këtij viti, e cilësoi takimin si të rëndësishëm dhe theksoi lidhjet e forta midis dy vendeve. "Jemi aleatë në NATO, por gjithashtu Shqipëria është shumë e avancuar në procesin e anëtarësimit në BE — dhe ne po e ndihmojmë Shqipërinë edhe për këtë", tha ai.

Van Weel nënvizoi gjithashtu se krimi i organizuar mbetet një sfidë e përbashkët dhe se sistemet gjyqësore të dy vendeve bashkëpunojnë ngushtë në këtë drejtim.

Të dy ministrat shprehën gatishmërinë për të thelluar më tej partneritetin, me synim mbërritjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda afateve të vendosura.

1 Komente

  1. K
    Keqtrajtim genomiques

    Z. Gogu kupton por nuk reagon nē ndalimin e politikanēve tē opozitēs.Mos ekzistenca teknikēs sē re ,praktik tērheqës e Ulsi Manja ku rezistimi ndaj shfaqjeve përfundimtare nē nisje ndarēse me gjurmim tē humbur ku roli pa pushimbi sē kērkuari nga paralajmrimi fshehtas i kujdesit se kalvarit mallēngjyes me kērcitje dhēmbēshsi shkak i tensionit dhe shqetēsimit tē pamundur.Momenti mē i bukur i jetēs, me jetes tē kamufluar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje