Komisioni i Venecias vlerëson pozitivisht projektligjin për financimin e partive politike, rekomandon disa përmirësime

17 Qershor 2026, 12:45Politika TEMA
Komisioni i Venecias vlerëson pozitivisht projektligjin për financimin

Komisioni i Venecias ka dhënë një vlerësim pozitiv për projektligjin “Për Financimin e Partive Politike”, i cili është dakordësuar mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Në opinionin e tij, institucioni këshillimor i Këshillit të Europës vlerëson se drafti përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të transparencës dhe rregullimit të financimit të partive politike në vend.

Megjithatë, Komisioni i Venecias sugjeron një sërë ndryshimesh dhe përmirësimesh teknike, me qëllim përafrimin e mëtejshëm të projektligjit me standardet dhe praktikat më të mira europiane. Rekomandimet lidhen me qartësimin e disa dispozitave, forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe garantimin e zbatimit efektiv të rregullave për financimin politik.

Projektligji pritet të shqyrtohet në Kuvend, ku do të merren në konsideratë edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias përpara miratimit përfundimtar.

Lini një Përgjigje