Spahiu: Pse eurodeputetja Ilaria Salis nuk proteston për resortet në Sardenja dhe Pulja, por për Zvërnecin?

19 Qershor 2026, 10:05Politika TEMA
Spahiu: Pse eurodeputetja Ilaria Salis nuk proteston për resortet në

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se eurodeputetja Ilaria Salis, e cila ka depozituar në Parlamentin Europian amendamentet që lidhen me çështjen e Zvërnecit (dhe hodhi akuza ndaj qeverisë shqiptare që investimi do i jepej Ivanka Trump dhe Jared Kushner), duhet të shqetësohet fillimisht për Zonat e Mbrojtura në Itali, ku sipas Spahiut po bëhet ‘masakër mjedisore’.

Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, ku tha se Salis nuk ka folur për shkatërrimin e Zonave të Mbrojtura në Pulia dhe Sardegna të Italisë, pasi sipas tij, atje nuk është investitore Ivanka Trump, vajza e Presidentit Donald Trump.

“Unë kam parë këtë europarlamentaren Ilaria Salis, këtë europarlamentaren italiane që qenka shumë e shqetësuar për zonat e mbrojtura në Shqipëri. Moj zonjë e di çfarë po zhvillohet në Itali, në Pulja dhe Sardenja? Është çuar gjithë Sardenja, qytetarët, komuna, këshilltarët, partitë politike, se po masakrohet jo vetëm trashëgimia kulturore, por tradita, ambienti, mjedisi, ajo zonë e mbrojtur, ku po zhvillohen projektet. Por duke qenë se atje nuk është Ivanka, por janë investitorë të tjerë, brazilianë, ka bërë që këta të mos sensibilizohen dhe të çojnë projekt-rezoluta në BE. Kjo s’do të thotë që ne na bën keq. Është i mirë gjithmonë presioni europian ndaj shtetit shqiptar. Salis bën mirë që të mbrojë interesat e shtetit të vet, të mbrojë qytetarët italianë dhe pastaj të japë moral për Zvërnecin, zonë të cilën jo Ilaria nuk e ka parë ndonjëherë, por 99% e shqiptarëve s’kanë qenë ndonjëherë në Zvërnec”, tha mes të tjerash Spahiu.

Ndërkohë lidhur me kërkesën e Parlamentit Evropian ndaj autoriteteve shqiptare, të cilave u kërkuan që të miratojnë një moratorium ndërtimesh në zonat e mbrojtura, derisa të rishikohet ligji për Zonat e Mbrojtura, Spahiu tha se kjo është një fitore për Shqipërinë.

Sipas Spahiut, në Shqipëri duhet të kushtëzohet shitja e tokës me shumë barriera juridike. Kritere sipas Spahiut, duhet të ketë edhe për tokat bujqësore.“Në radhë të parë duhet ta konsiderojë si fitore Shqipëria, që është disa hapa pas me BE-në, në mënyrën sesi e trajton tokën. Mendoj se nëse ka një problem madhor, në të cilën janë fokusuar edhe orientimet për të mbyllur grup-kapitujt e BE-së, një nga pikat kryesore është e drejta e pronës dhe trajtimi i tokës. Në Shqipëri duhet kushtëzuar shitja e tokës, me shumë barriera juridike. S’mund të shitet më tokë pa leje ndërtimi. Vetëm në Shqipëri ndodh që shitet toka pa leje ndërtimi. Vendet e BE-së, për çdo tokë që ti dëshiron të blesh, ka një plan urban, një paraleje të parashikuar nga Bashkia, apo nga autoritetet përkatëse, për sa metra katror dhe mënyrën si ta zhvillosh. Vetëm në Shqipëri ndodh që të shitet toka dhe ai që e blen mundet edhe të dalë bllof, sepse ka blerë një tokë në të cilën kurrë s’mund të ndërtojë, ose mund të gjejë një mik dhe të arrijë ta zhvillojë. Duhet të ketë kritere edhe për tokat bujqësore”, vijoi më tej Spahiu.

11 Komente

  1. D
    Detari

    ky turku spahi duhet kapur dhe rrahur rende

    Përgjigjjuni
    1. F
      FAKTI

      Ilaria SALIS eshte KAMIKAZE e se majtes italiane, ashtu si gazetaret e RAI 3, qe urrejne Giorgia Melonin dhe sidomos Edi Ramen, qe kerkuan ta perjashtonin nga e majta Europiane.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Teme

      Ninu i pushtetit. Se di me cfare ti kane kap ato....por vision jone i turizmit eshte varreza e Palases dhe Alabari ku ju fal porti strategjik kombetar....dhe ajo piketa evogel. Ne Itali behen hotele ku punesohen mijera vete e ne Shqiperi behen vila e apartanente qe rrine mbyllur 8 muaj ne vit....atje paguajne taksa si te gjithe e ktu jane te perjashtuar 10 vjet ....Nik pushteti

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kerkoje te vetja

        Normale , mos nderto ressorte ne Shqiperi qe te shkojne turristike ne Pulia, Sardenje..ku eshte problèmi deri sa gjene Qorra ne Shqiperi Mos e kerkoni pergjegjesin te tjetri por te vehtja , duke filluar nga ty qe ha mute çdo mbremje kazaneve mediatike duke mbrojtur rrugaçet Ju prisni qe pronaret greke te jene te kenaqur per ressortet e ndertuar ne Shqiperi .

        Përgjigjjuni
        1. M
          Maro

          Ne Puglia ndertojne mbi shkemb jo ne mes te puyllit me kafshe e shpende...ne Puglia bejne pyll nga e para....ne mes te asgjese....shko shikoje o Nik. Atje nuk ndertohet nese nuk jep leje populli zones... ndaj vijne ke ne se e jep lejen mbreti e komuniteti nuk pyetet.

          Përgjigjjuni
        2. L
          Lala

          Detar te paska zene deti mbaje veten

          Përgjigjjuni
          1. E
            Enzo Tortora

            Duan te mbrojne mjedisin natyren tone dhe kane 30 vjet qe tallen me ne "Ju fusim s'ju fusim ne BE". Hipokrizi.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lëvizja panshqiptare

              Sepse po luhet diçka shumë e madhe për të cilën shqiptarët mbahen në errësirë informative. Kush mendon se për shqiptarët po hidhen miljarda dollarë për turizëm, është naiv. Me të njejtën skemë humbëm kontrollin mbi një nga risusrset energjitike strategjike të vendit tonë, naftën, gazin, rafineritë dhe detin me rezerva të mëdha nafte. Investimet me miliarda dollarë gjithmonë kanë për qëllim krijimin e HUB-eve, nyjeve strategjike të energjisë, komunikimit, kontrollit, komandës. Dhe Sazani bashkë me gjirin e Vlorës janë infrastruktura ideale që Izraeli, lobi sionist dhe oligarkia amerikane të " rrethojnë" BEnë dhe veçanërisht Italinë. Dhe Shqipëria jashtë BEsë, pa asnjë politikë sovrane, pa asnjë pushtet mbi territorin dhe risurset , pa ushtri, me Greqinë që i kontrollon gjithë jugun , detin, qiellin, median, politikën, bankat, pa asnjë ndjenjë patriotike në mbrojteje të kufijve dhe risurseve, pa kulturë shtetformuese, me një elitë totalisht të korruptuar, peng i humnerës së borxhit me të cilën ka blerë mizerjen ku dergjet, është vendi i duhur për t'u zbrazur dhe për të ndërtuar infrastruktura sovrane të pushtetit të miljardave. Turizmi është hapi i parë, hapi i dytë është instalimi i CIAs, flotës amerikane, Mossadit, ushtrive të tyre respektive, teknikëve, inxhinierëve dhe gjithçkaje tjetër.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vlonjati

                More ti Lëvizja, që kur nuk je shtruar në psikiatri ? Po haloperidolin e pi, apo e ke haruar ? Ikë ore psikopat, i plasi kari dynjasë për Shqipërinë tonë .

                Përgjigjjuni
              2. t
                tas

                Ik e rrot kari se le nam me bythlepirje pa fund, debil

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Klimax

                  Spahi! Ti nuk e ke idenë fare se çfarë po ndodh në Sardenja dhe se si funksionon ligji atje për mbrojtjen e natyrës. Në radhë të parë Sardenja ka ligjet më të ashpra në Itali për mbrojtjen e ambientit, rezervatet natyrore dhe bregdetin e saj. Që të jepet leje për ndërtime kompleksesh hotelore në zona të cilësuara të mbrojtura është e pamundur dhe jo vetëm kaq, por në ato zona lejohet vetëm një numër të kufizuar turistësh e vizitorësh plus që këta vizitorë janë të detyruar të paguajnë tarifa, një taksë shumë më të lartë se në zonat e tjera. Në realitet, vetëm një idiot si puna jote mund të bëjë krahasime të tilla midis ligjshmërisë së mbrojtjes së mjedisit në Itali me atë të Shqipërisë. Mos hidh kot tymuese për të justifikuar të pa justifikueshmen!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje