Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kirgistan: Linja ajrore mes Tiranës dhe Bishkekut do të forcojë marrëdhëniet strategjike

18 Qershor 2026, 22:10Politika TEMA
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kirgistan: Linja ajrore mes

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë  zyrtare në Kirgistan ku u prit nga  Presidenti i Republikës Sadyr Zhaparov.

Takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Presidenti Begaj shprehu vullnetin e tij për të thelluar dialogun dhe për të ndërtuar një bashkëpunim më  dinamik bazuar në respekt të ndërsjellë dhe interesa të përbashkëta.

Në takim u shpreh angazhimi për  përshpejtimin e procedurave për mbylljen e marrëveshjeve në proces mes dy vendeve tona dhe forcimin e marrëdhënieve në fushat me interes të dy vendeve.

Presidenti i Republikës shprehu bindjen se kjo do t’i shërbejë forcimit të miqësisë e besimit mes dy popujve tanë.

Dy vendet do të afrohen më shumë me njëri-tjetrin nëse i bëjne qytetarët e tyre të njohin më shumë njëri-tjetrin. Vendosja e linjës ajrore që lidh drejtpërdrejt Tiranën me Bishkekun do t’i shërbente shumë këtij qëllimi”- vlerësoi Presidenti Begaj.

Një shtysë e rëndësishme për avancimin e këtyre marrëdhënieve ishte dhe Deklarata e Përbashkët e nënshkruar nga Presidenti Begaj dhe homologu i tij Zhaparov.

Presidenti Begaj dhe homologu i tij u shprehën pro mundësisë për të vijuar bashkëpunimin brenda organizatave ndërkombëtare.

Presidenti i Republikës i përcolli  Presidentit Zhaparov përgëzime për zgjedhjen e Kirgistanit si anëtar jo i përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB- së në mandatin që fillon më 1 janar 2027 duke shprehur bindjen se në këtë pozicion Kirgistani do të jetë i suksesshëm në mbrojtje të vlerave të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Begaj mori pjesë dhe përshëndeti Forumin Ndërkombëtar të Isyk-Kulit, të themeluar në vitin 1986 me nismën e shkrimtarit dhe filozofit kirgiz Chingiz Aitmatov, duke vlerësuar përpjekjen e tij për të krijuar një hapësirë dialogu intelektual mes Lindjes dhe Perëndimit dhe duke theksuar se fuqia e mendimit intelektual mbetet themelore për ndërtimin e mirëkuptimit, paqes dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen.

1 Komente

  1. P
    Patronazhisti

    Bravo Baromo. Kjo eshte ceshtja e dites per shqiptaret sot. Do kete apo jo udhetime direkte ne Kirgistan

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje