“Organizatorët e protestës s’mund të rrinë anonimë”, Kadilli: Folësit përzgjidhen dhe kontrollohen

18 Qershor 2026, 22:40Politika TEMA
“Organizatorët e protestës s’mund të rrinë

Analisti Fatbardh Kadilli, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se protesta qytetare i ka bërë mirë shoqërisë, por dhe politikës shqiptare.

Ai shprehu kritika për mënyrën si po vijon protesta, ndërsa shtoi se organizatorët nuk mund të rrinë anonimë.

“Protesta i ka bërë mirë politikës dhe e shoqërisë, por dhe protesta ka kurthet e veta. Ata që e drejtojnë, nuk duhet të jenë pa identitet”, tha ai.

Analisti listoi dhe një problematikë tjetër, që sipas tij, organizatorët kanë marrë kontrollin e mikrofonit dhe nuk i lejojnë njerëzit të flasin.

“Kontrolli i folësve nga një grup anonim, nuk është mirë të jetë kështu. Folësit janë të kontrolluar, nuk e merr lehtë mikrofonin. Kushdo që shkon në protestë, të jetë i vëmendshëm që mos të këtë asnjë lloj kufizimi. Vetëm kështu mund të kemi një ndryshim të shoqërisë”, tha ai.

Lini një Përgjigje