Ervin Salianji ka reaguar për mungesën e opozitës e veçanërisht të Sali Berishës ku deputetë u mblodhën për të votuar rendin e ditës. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shprehet se Berisha kreu sot një tjetër akt tradhtie ndaj demokratëve dhe opozitarëve.
“Sali Berisha kreu sot një tjetër akt tradhtie ndaj demokratëve dhe opozitarëve. Nuk është rastësi që gjithnjë e më shumë demokratë dhe qytetarë kërkojnë largimin e tij, duke e konsideruar pjesë të së njëjtës bashkëqeverisje me Edi Ramën. Në bashkëpunim me njëri tjetrin e kërkon Ramën me gjasme çdo ditë kur Rama mungon e ndërkohë që ai vjen në parlament, Berisha e braktis me një teatër që tani e kanë kuptuar të gjithë!
Në një moment kur qytetarët janë ngritur në këmbë kundër qeverisë dhe Shqipëria pret një përballje të fortë parlamentare me Ramën, Berisha zgjedh të bëjë teatër politik paradite, vetëm për t’i hapur rrugë dhe për të mos e vënë në vështirësi kryeministrin gjatë paraqitjes së tij në seancë.
Regjimi Rama–Berisha po i merr frymën demokracisë, po asgjëson opozitën reale dhe po bashkëqeveris në dëm të interesit publik. Shqiptarët meritojnë një alternativë të vërtetë, jo një konflikt të inskenuar që në fund i shërben mbajtjes së të njëjtit sistem në pushtet”, shkruan Salianji në rrjetet sociale.
Se kupoj kete loqen.Po te ishte Berisha cdo te behej?Mos ta linte te behej votimi me zagaret e tij mazhorancen,e kjo do quhej politike normale?
Po ik o Babale se na è shpife. Ti je nje mashtrues ordiner dhe shpifes
Ik ore legen