Muli sqarohet përse nuk botohet lista e Arubës

18 Qershor 2026, 20:06Antena TEMA

Pas debatit të sotëm të Doktorit me Damianin në parlament rreth Arubës dhe kërkesën e Doktorit që Damiani të betohet mbi Bibël që nuk ka qenë aty, Muli u bë entuziast dhe i tha Lelës ta bëjmë publike listën e Arubës.
-Në asnjë mënyrë i tha Lelo. Atë e ka vetëm Doktori dhe SPAK. Nuk mund ta bëjmë publike.
-Po pse, çfarë të keqe ka i tha Muli. Doktori tha që ata janë djemtë e Balës.
-Ka dashur të thotë të Xhikes i tha Lelo, por e ngatërroi kastile se ti e di që Zeni është rritur me këta të Xhikes, që i vogël në makinën e tyre. Nuk mund t’i presë në besë tani se i ka miq të vjetër.
-Ah po më kujtohet tha Muli.
-Po dhe këta Koçekët i kemi tanët se i kemi bazë kryesore për fushatë i tha Lelo.
-Po po ata i di se janë të mitë tha Muli.
-Po dhe Klanin Osmani që ishte i pranishëm në Palma de Mallorca, i ka Doktori miq shtëpie. Madje Zeni u shkon dhe në dasma e vdekje, ka dhe dhjetëra foto bashkë me ta.
-E di e di tha Muli se na kanë dhënë 1 milion dollarë më 2005 në fushatë. Unë e di si i kam kaluar në kufi në Maqedoni.
-Po dhe Tur Shehun e kemi tonin se për ne vrau ata ushtarët e Zanit dhe u detyrua të largohet.
-Po po tha Muli e di.
-Dhe Tokatin e ka marrë në kohën tonë.
-Po po e di.
-Po dhe Shtufin e kemi sponsorin kryesor dhe i ka fal Zenit edhe vilën.
-Lëre mos ma kujto tha Muli se na la pa asnjë lek tani.
-Vetëm këtë Sotën s’e kemi tonin, por edhe ai biznes me djemtë tanë bën.
-Po pse këmbëngul Doktori atëherë të dalë lista e Arubës tha Muli?
-Por do të sigurohet që nuk e kanë këta socialistët tha Muli. Por dhe ata legenat bëjnë sikur nuk e kuptojnë e nuk e botojnë.

Lini një Përgjigje