“Rama në burg, Berisha në burg, të gjithë në burg!” dhe tundimi i Robespierit

18 Qershor 2026, 18:40Blog Nga Ardi Stefa

“Rama në burg, Berisha në burg, të gjithë në burg!” është një nga ato thirrje që tingëllojnë bukur në bulevard në protestat e këtyre ditëve. Ka ritëm, nerv, zemërim, emocion. Në një shoqëri të lodhur nga korrupsioni, pandëshkueshmëria dhe tranzicioni i pafund, ajo gjen jehonë të menjëhershme.

Si thirrje rrëzon mitin se e keqja është vetëm te kundërshtari dhe propagandën që e ndan shoqërinë në dy kampe ku secili e sheh liderin e vet si shpëtimtar dhe tjetrin si fajtorin e vetëm dhe mishërimin e së keqes.

Por kur dëgjon mijëra njerëz që thërrasin njëkohësisht "Rama në burg!", "Berisha në burg!", “Të gjithë në burg!” kupton se një pjesë e qytetarëve nuk e pranon më që askush të mos jetë mbi drejtësinë, as ai që ka pushtetin sot, as ai që e kishte dje. Ata nuk po kërkojnë ndërrimin e roleve mes protagonistëve. Nuk po kërkojnë që njëri të zëvendësojë tjetrin. Po kërkojnë llogari nga të dy dhe gjithë klasa politike shqiptare. Kërkojnë barazi para ligjit dhe refuzojnë kultin e liderit.

Prandaj njerëzit e duartrokasin, e përsërisin dhe e shndërrojnë në një thirrje të përditshme, sepse në logjikën e njerëzve si thirrje shënon fundin e një epoke.

Por pikërisht këtu qëndron rreziku.

Sepse burgosja nuk është akt politik. Nuk është as akt revolucionar. Burgosja është ekskluzivitet i gjykatave që veprojnë mbi bazën e ligjit, provave dhe procedurave. Në momentin që turma fillon të vendosë kush duhet të shkojë në burg, kemi kaluar nga shteti i së drejtës te drejtësia e protestuesve.

Jam dakord që Edi Rama duhet të hetohet për çdo dyshim që rëndon mbi qeverisjen e tij. Jam dakord që Sali Berisha duhet të përgjigjet para ligjit për çdo akuzë që ngrihet ndaj tij. Madje edhe të futen në burg po të jenë fajtorë, të gjendet për ta një Château d'If, si te “Konti i Monte Kristos” dhe t’u flaken edhe çelësat e qelisë në det. Por kjo është krejt tjetër gjë nga thirrja kolektive “në burg!”. Sepse nesër, me të njëjtën logjikë, në burg mund të kërkohet të shkojë kushdo që nuk pëlqehet nga protestuesit e radhës.

Fatkeqësisht, revolucionet që fillojnë me kërkesën për drejtësi shpesh përfundojnë duke prodhuar gijotina. Në emër të popullit, në emër të moralit dhe në emër të së ardhmes. Robespieri besonte se po shpëtonte Francën. Përfundoi duke mbjellë terror.

Shqipëria nuk ka nevojë për Robespierë të rinj. Nuk ka nevojë për prokurorë të bulevardit dhe as për gjykatës të megafonit. Ka nevojë për institucione që funksionojnë dhe për qytetarë që kërkojnë drejtësi, jo hakmarrje. Përndryshe do të risjellim gjyqet popullore të viteve të para të Enver Hoxhës.

Ndryshimi mes një demokracie funksionale dhe protestuesve të zemëruar, qoftë edhe me të drejtë matet pikërisht me faktin nëse burgun e vendos ligji apo thirrjet e njerëzve në bulevard.

7 Komente

  1. v
    vv

    Kur protesta eshte pa udheheqje dihet qe keshtu do perfundoje. Mendojne se ato qe jane ne proteste jane me te ndershmit, me te pagabueshmit, me te drejjtet etj....., SEPSE ATO QE PO BEJNE DREJTIMIN E SAJ NE ILEGALITET, JANE PERSONAT QE I PERKASIN NJE LISTE TE ZEZE.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Filozofi

      Po edhe ti k me syze ne burg

      Përgjigjjuni
    2. S
      Skizofren Shpernd Gashi

      Une mendoje qe dhe rruga Kavajes ne burge haaaaa . Njerez te degraduar menderisht. Shikoni kush jane : psikopat Roméo Kari , skizofren Shpernd Gashi islamist Baki Goxhaj mithoman Altin Goxhaj Sazan Gurri Alfred Çako..... njerez me mendesi komuniste. Ik ti te vije une haaaaa. Po sikur te ngrihet nje grupe dhe te berrtas rrugaçet qe enden rrugeve si qent endacak jashte Tiranes...... Njerez qesharak te shitur te sherbimet e huaja.... keta shkerdhejne dhe motren e vehte po i dhe 5 euro...... Shikoni kush kerkone te jeté lider nje fare homme sapiens sapiens me nje fytyre majmuni nje fare Shpernd Gashi , si nuk doli nje burre ti thyeje dhembet ketij pisiiiiii

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sass

        Ku dine ata te zinje kur ne jeten e tyre nuk kane lexuar nje liber dhe ne shkolle rrahin mesusen qe ti vendos note kaluse, nese ulet ndonje nga keta ne bangat e shkolles ( nuk besoj) kjo proteste ka ca element te rrezikshem te racizmit qe ata qe propogandojne prokuroria te veproj. Ndersa per arrestimet duket se kane marr frenat e SPAK qe nuk gjejne dot asnje prove per nongraten dhe familjen e tij te mbushur me krime

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlonjati

          Zotri , qe kjo revolte ka nevoje per urti e orintim , pranohet nga te gjithe . Qe kete revolte te bukur Po e perdhosin dordolece e figura groteske , Sazangure , cako e co , te gjithe e perciellin me trishtim ... Dhe ndodh kesisoj , sepse ju te mencurit jeni me shume te shqetesuar se mos Sazanguret izolojne ne Monte Kristo hajdutet duke I krahasuar me E. Dantesin . Djale , ti Po na del Jo vetem zhgenjim , Po edhe nje meraklie I theksuar se mos vringellijne gijotinat e Robespierit dhe na lendon hajdutet ...!?

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlonjati

            Vlonjati kete kuptove nga shkrimi dhe je zhgenjyer? Lexo per te kuptuar.

            Përgjigjjuni
          2. O
            Oficeri dulles

            Deri tani protesta eshte neonaziste

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje