Kuvendi miratoi Amnistinë Penale, ministri Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare

18 Qershor 2026, 19:50Kronika TEMA
Kuvendi miratoi Amnistinë Penale, ministri Lamallari: Një lajm i

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari e cilësoi miratimin në Kuvend të Amnistisë Penale një lajm të mirë për shumë familje shqiptare që do të kenë pranë njerëzit e tyre më të dashur, të cilëve do u jepet një mundësi e dytë përmes vullnetit të qeverisë shqiptare. 

“Miratimi sot në Kuvendin e Shqipërisë i amnistisë penale në vijim të hartimit dhe miratimit të saj në Këshillin e Ministrave në muajin janar të këtij viti është një lajm i mirë dhe i shumëpritur për shumë familje shqiptare, të cilat do të kenë pranë tyre njerëzit e dashur, përfshi kryefamiljarë, gra dhe të mitur, të cilët nga ky moment kanë nevojë më shumë për pranimin dhe mbështetjen nga shoqëria, pa gjykim dhe stigmatizim.

Amnistia buron nga humanizmi dhe besimi i shoqërisë dhe institucioneve tek forca e ringritjes dhe kontributit të individit mbi një mundësi të dytë dhe jo ndëshkimit apo stigmatizimit të tij, e cila mishërohet përmes vullnetit të qeverisë shqiptare e udhëhequr nga vizioni për një politikë penale e cila duhet të shkëputet nga e shkuara me një natyrë thelbësisht represive dhe të përqafojë mendësinë dhe vlerat evropiane në një rrugëtim pa kthim të integrimit të vendit, qytetarëve dhe institucioneve shqiptare në gjirin e Evropës së bashkuar brenda 2030”, shkroi Lamallari në rrjete sociale.

Amnistia u miratua në Kuvend me 84 vota nga mazhoranca ndërsa deputetët e opozitës munguan në seancë. 

2 Komente

  1. A
    Amnistia sotme

    Defiçiti 2027, dhe ecja mbi ujē.Jeta ēshtē fitimi ,ku papritshmēria ç'montuese e llogarive tē shumfishuare me shpērbērēs pērmbledhēs.Operacioni strategjik ku duhet tē hapen sytē nga njē konsultim gjithpërfshirēs njē nga njē me tops flops tē black out ku sous-évalué miraton drejtsin nē vuajtje ku ēshtē e mundur ndryshe shpejt ku vēmendje betejēs divulguese sa mē shpejt tē jet e mundur.Ngjyrosja specializuese ku ekipi klasik i furnizuesve sē pressionit financiar ku lidhjet vērtetuese nga kurrthet te dera protestës.Hyrja nē borxh nga performimi nevojshēm pēr popullatēn nē pērgjithsi.Ndjeshmēria e shumicēs ngjasuese nga zbritja nē tokē nē petmanenc sē refuzimit tē vlefshmëris.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Provokim

      Kur kërkohet të luftohet korrupsioni Kuvendi bën ligj për lirimin e të korruptuarve nga burgu!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje