Krahasoi trajtimin e palestinezëve nga Izraeli me Aparteidin, Tel Avivi ndërpret kontaktet me Kaja Kallas

18 Qershor 2026, 20:50Bota TEMA
Krahasoi trajtimin e palestinezëve nga Izraeli me Aparteidin, Tel Avivi

Izraeli ka njoftuar se do të ndërpresë kontaktet me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, pas raportimeve se ajo kishte krahasuar trajtimin e palestinezëve nga Izraeli me sistemin e aparteidit në Afrikën e Jugut.Vendimi u bë publik nga ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, i cili reagoi ashpër ndaj deklaratave të raportuara nga media evropiane Euractiv.

“Nuk kam zgjidhje tjetër veçse të ndërpres çdo kontakt me zonjën Kallas derisa ajo të tërheqë shpifjen e rëndë që i ka drejtuar të vetmit shtet hebre në botë, i cili është gjithashtu e vetmja demokraci në Lindjen e Mesme”, shkroi Saar në platformën X.

Sipas raportimit të Euractiv, komentet e Kallas janë bërë gjatë një vizite në Meksikë në muajin maj, ku ajo thuhet se ka bërë krahasime mes politikave izraelite ndaj palestinezëve dhe sistemit të aparteidit në Afrikën e Jugut.

Nga ana e saj, Kallas nuk ka konfirmuar raportimet, por ka reaguar përmes një postimi në X, duke shprehur gatishmërinë për të vijuar dialogun me Izraelin.

“E vlerësoj dialogun dhe angazhimin tonë dhe jam e hapur ta vazhdoj atë në mënyrë të respektueshme dhe konstruktive”, shkroi ajo.

Diplomatja evropiane ritheksoi gjithashtu qëndrimin zyrtar të Bashkimit Evropian se zgjidhja me dy shtete mbetet rruga e vetme e qëndrueshme për paqen në Lindjen e Mesme.

“Për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme, zgjidhja me dy shtete mbetet e vetmja rrugë e realizueshme. BE-ja ka dënuar vendbanimet e paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor, të cilat e bëjnë gjithnjë e më të vështirë arritjen e këtij objektivi. Ky është pozicioni i Bashkimit Evropian”, theksoi Kallas.

Përplasja shënon një tjetër tension diplomatik mes Izraelit dhe institucioneve evropiane, në një kohë kur lufta në Gaza dhe çështja palestineze vazhdojnë të jenë në qendër të debateve ndërkombëtare.

3 Komente

  1. L
    Lavirja c

    Po kujt i plasi kari se zionistet po nderpresin kontaktet me te tjeret . Shume shpejt do gjenden te izoluar dhe te pa shprese.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pacifiste

      Aparteidi ne Afriken e Jugut para 1990-tes ishe shume me i mire se Ekstremo Fashizmi Izrealite.. Ushtiria e Presidentit Afrikano-Jugo De Klark athere nuk ka bere Gjenocide si ne Gaze...pa then "Pardon"..por gjithcka duket, dhe mos me c´ani Trapin duke na Akuzuar si Antisemiste apo Hamasiste....as nuk me rruhet fare per Hamasistet...por e vertet nuk Mbulohet..se na Zmerohen Izrealitet "Paqesore" Fuck off??

      Përgjigjjuni
      1. T
        Theodor Herzl

        "I vetmi shtet Hebre ne bote..." Nuke dija qe ne bot paska shtete te duplikuara me te njejtin emer dhe keta qenkan te vetmit??? Apo mos e ka fjalen qe duhet te jene disa shtet Hebrenj si ne SHBA, Britanin e Madhe, France, Russi e keshtu me rradhe... dhe atehere mund te diferencohet midis tyre, ose mos e ka fjalen per shtetin Hebre anti-Palestinez. Kalaj e ka quajtur Aparteid, kur ne te vertet eshte nje gjenocid qe gjithe bota perendimore dhe komuniteti nderkombtar me hir ose pahire e kane injoruar ose heshtin ndaj nje te vertet tragjike. Nuke arrij te kuptoj se si nje popull qe e vuajti ne kurrizin e tij gjenocidin po ben te njejten gje ndaj popullit Palestinez!? Ushtria e Izraelit rrafshoi me bombardimet dhe buldozeret banesat, shkollat, spitalet dhe c'do infrastruktur ne Gaza, mijra njerez te pafajshem perfshire gra e femij u vrane, Qeveria e Izraelit u perpoq te bej marrveshje me shtete te tjera nga Afrika per te larguar/shperngulur popullsine palestineze nga tokat e tyre, dhe kjo sipas tyre nuk perben GJENOCID!? Ata qe mohojn atrocitetet qe pesuan ne kurriz populli Hebre gjat Luftes se Dyte Botrore jane antisemit, por nuk mund te quash antisemit gazetaret e pavarur, perfaqsues te shtetetve apo organizatave nderkombtare kur keta kritikojn veprimet e papermbajtura mizore te Izraelit nen preteksin se luftojn Hamasin dhe te etikohen si antisemit. Trumpi e tha ne takimin e G7 se jo te gjithe Lebanezet jane Terrorista te Hazbollahut, po ne te njejtin kend veshtrim nuk mund te quash gjithe Palestinezet terrorista te Hamasit. Por sic duket Bibi dhe ultrazionistet thone "My way or the highway!".

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje