Këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, ka deklaruar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump është ndikuar nga “ide të dëmshme” të liderëve evropianë gjatë samitit të G7-ës, pas të cilit, sipas tij, nuk pati kontakte të reja mes Uashingtonit dhe Moskës.
Ushakov u shpreh, sipas agjencisë “Interfax”, se Bashkimi Evropian gabimisht beson se situata në fushëbetejë po ndryshon në favor të Ukrainës, duke kundërshtuar kështu vlerësimet e Brukselit për zhvillimet e luftës.
Ai gjithashtu tha se aktualisht nuk janë caktuar data për vizita të mundshme në Moskë nga i dërguari i Donald Trump, Steve Witkoff, apo dhëndri i tij Jared Kushner.
Nga ana tjetër, Rusia ka mirëpritur marrëveshjen e armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke e cilësuar atë si një zhvillim pozitiv për stabilitetin ndërkombëtar, sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme ruse.
Sipas njoftimeve, Donald Trump dhe presidenti iranian kanë nënshkruar një “memorandum mirëkuptimi” që synon t’i japë fund konfliktit, një zhvillim që ka marrë reagime të ndryshme në arenën ndërkombëtare.
Bravo Evropa qe beri qe babloku Trap ti therrase pak trurit te dhjere.