Zelensky paralajmëron Putin: Nëse Ukraina digjet, do të digjet edhe Moska juaj

18 Qershor 2026, 15:20Bota TEMA
Zelensky paralajmëron Putin: Nëse Ukraina digjet, do të digjet

“Sulmet e fundit ndaj Rusisë ishin një përgjigje ndaj sulmeve ruse ndaj Ukrainës, në veçanti sulmit në Lavrën e Manastirit të Shpellave në Kiev, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s”, keshtu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, drejtuar presidentit rus.

Zelensky vlerësoi gjithashtu se këto sulme duhet t’u tregojnë rusëve se “vetëm një njeri”, presidenti rus Vladimir Putin, është përgjegjës për vazhdimin e luftës.

“Gjëja kryesore është se populli rus ka filluar të kuptojë se vetëm një njeri, Putin, po e zhvillon këtë luftë, ndërsa njerëzit e zakonshëm po paguajnë çmimin. Ne nuk e duam këtë luftë dhe nuk e kemi dashur kurrë. n Por nëse Ukraina digjet, atëherë do të digjet edhe Moska jote”, paralajmëroi presidenti ukrainas.

Gjatë natës, Moska u bë objektivi i sulmit më të madh ukrainas me dron në të paktën dy vjet. Guvernatori rajonal i Moskës, Andrei Vorobyov, tha se 16 persona u plagosën në sulmet ukrainase, të cilat shënjestruan, ndër të tjera, një rafineri të madhe.

Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas vlerësoi se SHBA dhe Evropa duhet t’i bëjnë presion homologut të tij rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës.

2 Komente

  1. Çekia fifa 2026 ( 18:00)

    Lufta Rusi-Ukrain akoma s'ka nisur, ndaj pregatitjet ushtarake kan bērē mēnyrat praktike si duhet zhvilluar pēr 100% sukses.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Mos kerceno kot o Zhele pederasti se ske bythe ti te luftosh me ruset.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje