Aktorja Olta Gixhari u bë pjesë e një loje argëtuese në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan, ku iu desh të “transferonte” disa nga emrat më të njohur të futbollit në botën e kinemasë.
Përballë pyetjeve të Marina Vjollcës, Olta zgjodhi pa hezitim Carlo Ancelottin si regjisorin ideal, duke e cilësuar atë “më të madhin”.
Kur u pyet se me cilin futbollist do të luante në një film romantik, ajo preferoi Manuel Neuer, duke thënë se ai i duket një figurë familjare dhe e qëndrueshme, ndërsa Neymar, sipas saj, është “shumë mistrec” për një histori dashurie në ekran.
Për rolin e “burrit ideal”, zgjedhja e saj ra mbi Luka Modric, ndërsa në një reality show mendon se Kylian Mbappe do të triumfonte ndaj Lamine Yamal falë eksperiencës më të madhe.
Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte pyetja se kë do të zgjidhte për të luajtur përkrah saj në një film me skena të nxehta: Jude Bellingham apo Cristiano Ronaldo. Pa u menduar gjatë, Olta zgjodhi Bellingham.
Në fund, aktorja u pyet edhe se cilin futbollist shqiptar do të donte në një film për jetën e saj. Ajo zgjodhi të mos bëjë dallime mes Lorik Canës dhe Granit Xhakës, duke thënë me humor se do t’i merrte të dy, pasi “do të ishte një film me buxhet shumë të madh”.
Lini një Përgjigje