Teksa pak ditë më parë u publikua procedura për përzgjedhjen e oeratorit privat që do të ofrojë shërbimin e transportit hekurudhor të pasagjerëve, dokumentet e publikuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë zbulojnë edhe mënyrën se si pritet të funksionojë ky shërbim.
Sipas paketës bazë të shërbimit publik, linja Tiranë–Durrës do të përshkohet për 36 minuta e 22 sekonda, ndërsa udhëtimi nga Tirana drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” do të zgjasë 19 minuta e 47 sekonda. Të dy shërbimet parashikohet të nisin në vitin 2027, pas përfundimit të punimeve në linjën e re hekurudhore të elektrifikuar.
Dokumentet parashikojnë një total prej 118 shërbimesh në ditë pune. Prej tyre, 44 do të realizohen në linjën Tiranë–Durrës dhe 74 në segmentin Tiranë–Aeroport. Në fazën fillestare të operimit do të përdoren katër trena elektrikë, ndërsa volumi i shërbimit llogaritet në mbi 1 milion kilometra tren në vit.
Plani afatgjatë i zhvillimit të rrjetit hekurudhor parashikon zgjerimin e kontratës edhe në linja të tjera kombëtare. Sipas dokumenteve, segmenti Tiranë–Hani i Hotit mund të vihet në funksion në vitin 2030, me një kohë udhëtimi prej 1 orë e 30 minutash. Ndërkaq, linja Durrës–Pogradec parashikohet të hapet pas vitit 2035, me një kohë udhëtimi prej rreth 3 orë e 15 minuta.
Me zgjerimin e rrjetit, volumi i operimit pritet të rritet ndjeshëm, duke arritur në rreth 4 milion kilometra tren në vit deri në vitin 2036. Dokumentet parashikojnë gjithashtu shtimin e flotës së trenave elektrikë për të përballuar rritjen e shërbimit dhe zgjerimin e rrjetit hekurudhor në vend.
Tirane-Durres 40 km per 36 minuta? Me 70 km ne ore do ecin trenat e demokracise, gjene mire, trenat e xhaxhit ecnin me 40-50. Ne Europe nga 140 ne 300 km/ore, po ky eshte muhabet tjeter. Ndersa Tirane-Rinas 15 km per 20 minuta = 45 km/ore, si trenat e xhaxhit. Po ketu s'vrapon dot se nuk i dihet del ndonje lope te shinat e ta nxjerr trenin matane, a ndonje xhaje qe i bie shkurt tu kalu mbi shina, etj etj
Me mire te kishe p…….ur se shkrove o gazetar.