Rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

18 Qershor 2026, 15:10Ekonomia TEMA
Rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive

Të gjitha pasuritë e paluajtshme në Shqipëri do të taksohen me vlerë tregu, qofshin ato njësi banimi apo biznesi. Baza e taksës mbi pasurinë e paluajtshme është vlera e taksueshme e pasurisë së paluajtshme.

Referuar projektligjit të ri të Ministrisë së Financave, të hedhur për konsultim publik, njësitë e ndërtesave që përfshihen në kategorinë ‘ndërtesa për banim’ do të taksohen 0.1% – 0.2%; ndwrsa ndërtesat për veprimtari ekonomike 0.15 % -0.25%.

Sa i takon taksës për njësitë e banimit, projektligji parashikon zbritje për banesën e parë.

Konkretisht sipas nenit 8 të projektligjit, “Zbritja zbatohet vetëm për banesën e parë të individit. Zbritja është e barabartë me 50% të vlerës së vlerësuar të banesës së parë, por në çdo rast nuk mund të tejkalojë pragun maksimal të zbritjes, të miratuar nga Këshilli Bashkiak.

Për banesat me vlerë deri në dyfishin e pragut të zbritjes, taksa llogaritet vetëm mbi 50% të vlerës së banesës. Si rrjedhojë, individi është i detyruar të paguajë vetëm gjysmën e taksës që do të paguante nëse prona nuk do të ishte banesa e tij e parë. Për banesat e para me vlerë më të lartë, përjashtohet nga taksimi vetëm pjesa e vlerës që korrespondon me pragun e zbritjes dhe taksa llogaritet mbi pjesën e vlerës që tejkalon këtë prag.

Këshilli Bashkiak mund të rrisë deri në 20 % , përmes një vendimi të arsyetuar, pragun maksimal të zbritjes  vetëm në rastet kur kjo rritje justifikohet nga rrethana të veçanta, me qëllim zbutjen e efekteve të menjëhershme të rritjes së taksës si pasojë e ndryshimeve të pazakonta të vlerave të banesave.

3 Komente

  1. L
    Loni

    Artifica per te zhvatur ketevpopull te varfer, nga ky Palo shtet me min. Finance hajdute.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama

      Po qe se ka ndonje burre nene apo ndonje bir kurve ta kuptoje kete shkrim ja bej hallall.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rama

        Po qe se ka ndonje burre nene apo ndonje bir kurve ta kuptoje kete shkrim ja bej hallall.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje